12 startupe bëhen kohorta e pestë e Uplift Albania, akseleratorit europian të startup-eve në Shqipëri - Business Magazine Albania

12 startupe bëhen kohorta e pestë e Uplift Albania, akseleratorit europian të startup-eve në Shqipëri

startupe

12 startupe nga industri si inteligjenca artificiale, financa, moda, agrikultura, e-commerce, turizmi, siguria kibernetike u përzgjodhën për tu bërë pjesë e akseleratorit të parë Europian në Shqipëri Uplift Albania. Më 12 Janar 2024, 20 startupe u ftuan në Selection Bootcamp për të garuar për një vend në kohortën e 5-të të Uplift Albania, një akselerator i cili përgjatë rrugëtimit të tij 5-vjeçar ka diplomuar 40 startupe. Fuqizuar nga EU for Innovation, implementuar nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë ItalianeUNICEFDeloitteSwissEPStar Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj, Uplift Albania përfaqëson një sfidë por edhe mundësi për 12 startupet e përzgjedhura të cilat do të kultivohen në një ambient kur vlerësojnë biznesin dhe testojnë produktin e tyre.

Mbajtur në ambientet e ICTSlab, Uplift Albania Selection Bootcamp pati të ftuar z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Ekonominë dhe Financën, z. Sebastian Berwagner, Drejtues i programit EU for Innovation dhe znj. Edina Kozma, zëvendës përfaqësuese e UNICEF Shqipëri të cilët përshëndetën aktivitetin.

Lexo edhe: Qindra aplikime për takime B2B në Panairin e Turizmit! Ja si mund të zgjeroni biznesin tuaj me një takim

Për të ndarë historinë e saj të suksesit, e ftuar ishte dhe znj. Briseida Gjoza, CEO e ConsciESG – një prej startupeve fituese të edicionit të kaluar të Uplift Albania. Suksesi i ConsciESG u afirmua me një investim mijëra dollarësh.

Partner drejtues i ICTSlab dhe bashkëthemelues i ICTSmedia, z. Kushtrim Shala e hapi Selection Bootcamp duke mbajtur një 1 minutë heshtje në nderim të sipërmarrësit të njohur z. Dritan Mezini i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur pak ditë më parë. Në fjalën e tij përshëndetëse, ai bëri një përshkrim të shkurtër të programit i cili u detajua më pas nga moderatorja e evenimentit znj. Arjola Pazaj.

Selection Bootcamp filloi me një prezantim 1 minutë të secili prej 20 startupeve pjesëmarrëse përpara të ftuarve dhe mentorëve. Më pas erdhi workshopi Lean Canvas drejtuar nga znj. Anila Golemi.

Menjëherë pas workshopit, startupet u mentoruan nga 15 ekspertë të fushave të ndryshme të cilët i asistuan për të krijuar një prezantim tërheqës. Selection Bootcamp u përmbyll me prezantimet e tyre 3-minutëshe përpara jurisë e cila përbëhej nga mentorët: Igor MagzovGent SelenicaAndreas RugovaReita HaçkajCameron PriceDriton MusolliRavik MimaPatrik FetahajTomi KallanxhiMirela KolliValer PinderiFatjon GjataArlind HaxhiajEric Czuleger dhe Anila Golemi.

Beach MasterFuture BlockMarigoDialogo AINullius in Verba (Niv), Kungul appPatokoCyber MorphosisRumio AppAltvistaUnyoCorp-Blite dhe GreenGuard ishin startupet të cilat u përzgjodhën për të ndjekur programin 3-mujor të Uplift Albania.

Uplift Albania është një program 3-mujor akselerimi i cili trajnon startupet në mënyrë intensive rreth modelit të biznesit, investimeve, rrjetëzimit, identitetit të markës, strategjive të shitjes dhe marketingut, aftësive prezantuese, zhvillimeve të tregut, markës tregtare dhe çështjeve ligjore dhe financave.

Edicioni i pestë priti aplikime deri më 4 Janar 2024 ku mbërritën 50 startupe dhe 72 bashkëthemelues ndërsa u vu re një pjesëmarrje e lartë e sipërmarrëseve femra.

Programi i akselerimit filloi po të njëjtën ditë që u mbajt Selection Bootcamp. E ashtuquajtur finalja e madhe e Uplift Albania, Demo-Day do të mbahet më 18 Prill 2024 ku startupet do të shpalosin të gjithë progresin e bërë gjatë programit dhe të garojnë për çmime në vlerën e 12,000 eurove.

4 startupe do të përzgjidhen për tu bërë pjesë e Bridge2EU, një udhëtim studimor 4-ditor që do të realizohet më 15-18 Maj 2024 në një vend të Bashkimit Europian. Kompanitë dhe startupet e përzgjedhura do të njihen me një ekosistem Europian inovacioni dhe sipërmarrjeje.

uplift

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0