Çifti italian zhvendos punën në Shqipëri: Paguajmë pak taksa - Business Magazine Albania

Çifti italian zhvendos punën në Shqipëri: Paguajmë pak taksa

Matt dhe Ale, janë dy nomadë digjitale, që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. 5 muaj këtu kanë mjaftuar, që çifti i të rinjve të dashurohen me vendin tonë.

“Kemi ardhur si fillim me pushime këtu dhe sapo erdhëm e kuptuam që ishte një jetesë tjetër. Ambienti në Itali nuk na pëlqente, njerëzit këtu janë të dashur, të ndihmojmë, nuk ndihet energjia negative, siç është në Itali”-tha Alessia Rizzeli, shtetas italian.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022, për të huajt u aprovuan gjithsej 18,151 leje qëndrimi, duke konstatuar kështu një rritje me 21.6% krahasuar me vitin 2021. Arsyeja kryesore është punësimi, pra rreth 43.7% shtetas të huaj janë të interesuar të integrohen në tregun e punës

Matt dhe Ale, janë disa nga shumë të rinj që po investojnë në Shqipëri. Teknolgjia dhe punët online janë shtuar në vendin tonë. Për të rinjtë italianë, vendi ynë ka ende shumë punë përpara. Eksperiencën e fituar në Itali, duan ta sjellin në Shqipëri.

“Ne punojnë në online marketing dhe këtu kemi kuptuar që puna jonë është shumë herë më e lehtë për tu kryer, pasi është ende në zhvillim, bizneset ende nuk janë mësuar më pjesën e marketingut dhe kemi shumë kërkesa. Edhe taksat janë shumë herë më të lira sesa në Itali”-theksoi Matteo Pietricola, shtetas italian.

Shqipëria për ta është toka e artë, ku mund të punojnë, jetojnë dhe shijojnë një gjë shumë herë më lirë sesa në vendin e tyre.

“Kostot e jetesës janë shumë herë më të lira këtu sesa në Itali, si të mirat materiale. Nëse në romë, mund të dalësh në qytet njëherë në muaj, këtu nuk kushton asgjë dhe e viziton vendin çdo javë”- shtoi Rizzelli.

Rikthimi në Itali, për ta nuk është tashmë një opsion. Madje dhe familjarët e tyre vendosën që festat e fundivtit ti kalonin në Shqipëri. EuroNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0