Dov Moran, izraeliti që shpiku USB-në duke bërë miliarda dollarë - Business Magazine Albania

Dov Moran, izraeliti që shpiku USB-në duke bërë miliarda dollarë

Dov Moran është një sipërmarrës dhe investitor izraelit, shpikësi i të famshmes USB

Dov Moran është një sipërmarrës dhe investitor izraelit, më i njohur si shpikësi i të famshmes, dhe tani përdoret në të gjithë botën,  USB. I lindur në Ramat Gan. U diplomua në Technion në Haifa për IT.

Moran ngriti M-Systems në vitin 1989, një kompani që u bë pioniere në tregun e të dhënave flash. Kompania shpiku flash drive USB (fillimisht me emrin DiskOnKey dhe sot i njohur si çelës USB), FlashDisk (DiskOnChip) dhe disa pajisje të tjera të ruajtjes së të dhënave.

Nën udhëheqjen e Moran, M-Systems arriti miliarda dollarë të ardhura derisa u ble nga SanDisk Corp në vitin 2006, ende e konsideruar si një nga blerjet më të mëdha në historinë e Izraelit.

Pas shitjes së M-Systems, Moran themeloi Modu, një kompani që propozoi një koncept të ri modular telefonik, patentat e të cilit u blenë nga Google në vitin 2011. Sot, këto patenta janë bazë e projektit modular të Google të quajtur Project Ara.

Dov Moran, një njeri vizionar që bëri besimet e tij në industrinë kompjuterike, ishte gjithashtu president i Biomas, zhvilluesi i produkteve farmaceutike inovative

Israeli Sot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0