Parandalimi për sëmundjet kardivaskulare nuk po ecën me nivelet e duhura. Në botë, 20 milionë njerëz në vit humbin jetën nga këto sëmundje. Sipas Sciencedirect, problemet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe rreth 80% e rasteve janë të parandalueshme.
Faktorët kryesore janë hipertensioni, kolesteroli i lartë, regjimi ushqimor jokorrekt, ndotja atmosferike dhe të gjithë janë të modifikueshëm e mund të reduktojnë mortalitetin.
Sipas një raporti që vlerëson statikstikat nga 1990-2022 e impaktin e riskut ndër këto vite, rezulton se ka një rritje të ndjeshme, pasi në vitin 90 ishin 12 milionë humbje jetë, kundër 20 mln që janë sot. Infarkti është shkaku kryesor, ndjekur nga hemoragjia cerebrale dhe iktus ishemik.
Në raport parashikohet që në 2030 kjo shifër të arrijë në 24 milionë, me një mesatare prej 66 mjë personash në ditë.
Ndaj vlerësohet që të rriten ndjeshëm aktivitetet e parandalimit, duke përfshirë të gjithë aktorët e mundshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.