Musk u përgjigjet ashpër kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X - Business Magazine Albania

Musk u përgjigjet ashpër kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X

Elon Musk u është përgjigjur në mënyrë të ashpër dhe ironike kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X, gjatë samitit DealBook të The New York Times.

Komentet e Musk erdhën pasi u mor në pyetje në lidhje me postimet e fundit në platformë që u cilësuan nga njerëzit si antisemitike dhe kjo bëri që të bëhej një largim masiv i reklamuesve nga platforma

“Nëse dikush do të më shantazhojë me para, ‘le të shkojë në djall’. Vafshi në djall! A ishte e qartë”, tha Musk gjatë intervistës, derisa përgjigjja ishte po aq e ashpër dhe ironike.

Musk ishte akuzuar javë më parë për disa pikëpamje antisemitike, kur ra dakord me pretendimin se komuniteti hebraik promovon “urrejtjen kundër të bardhëve”.

Përkundër kësaj, ai së fundmi kishte zhvilluar një vizitë në Izrael dhe u takua me krerët e lartë të shtetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0