Lajmi u raportua nga New York Times, e cila ka parë dokumentet e brendshme të kompanisë që kanë të bëjnë me tremujorin e fundit, periudhë në të cilën kompanitë intensifikojnë investimet e tyre në reklama në funksion të sezonit të Krishtlindjeve.
Sipas dokumenteve, më shumë se 100 marka ose reklamues të tjerë, si politikanët, kanë ndërprerë reklamat në social X, ndërsa dhjetëra të tjerë po mendojnë ta bëjnë këtë.
Pas publikimit të postimit të Musk në Twitter, mbikëqyrësi i medias amerikane, Media Matters, publikoi një raport që shfaqte reklama në rrjetin social pranë përmbajtjes antisemite. Si përgjigje, X ngriti një padi kundër organizatës.
IBM, Apple dhe Disney ishin ndër markat që tërhoqën shpejt reklamat e tyre nga X në ditët e fundit pas incidentit.
Sipas raportit, Airbnb ka bllokuar mbi 1 milion dollarë reklama në X. Uber dhe Coca-Cola janë dy marka të tjera që kanë zgjedhur të pezullojnë reklamat në platformë.
Kompania e Elon Musk tha se të dhënat e rishikuara nga NYT ishin të vjetruara ose “përfaqësonin një analizë të brendshme për të vlerësuar rrezikun total”.
Ai tha gjithashtu se të ardhurat në rrezik janë vetëm rreth 11 milionë dollarë dhe se shuma e saktë vazhdon të luhatet pasi disa reklamues kthehen ose rrisin shpenzimet e reklamave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.