Google paditet në SHBA për diskriminim të gjuhës shqipe - Business Magazine Albania

Google paditet në SHBA për diskriminim të gjuhës shqipe

Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google. Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

Padia është ngritur nga Z. Haki Dervishi – shtetas Amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur Kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

Paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Kontributi i Z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për Kosovën është shumëdimensional qysh nga fillimi i viteve të 90-ta. Vlen të ceket, dokumentimi i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe lobimi i vazhdueshëm në Kongresin Amerikan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Por sipas Dr. Asllanit dhe Z. Dervishit, angazhimi i tyre lobues dhe koordinimi i aktiviteteve për pranimin e Kosovës në Rotary International me 5 Nëntor të vitit 2005 që rezultoi me njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës, do të mbetet një nga momentet më të ndritura të përkushtimit të tyre për kauzën kombëtare.

Dervishi dhe Dr. Asllani gëzojnë një përkrahje të parezervë të miqve Amerikan për t’a bërë të padrejtën të dukshme. Ata kanë angazhuar edhe avokatë Amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe.

Dedikimi i Z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për zhvillim të kombit dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm për liri, paqe, barazi dhe mos-diskriminim shton besimin se Google do të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga Google. Kjo do të sjellë risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, punësim, investime të huaja, marketing dhe informim cilësor duke i’u mundësuar gazetarëve të bëjnë punën e tyre edhe më mirë.

Dr. Asllani dhe Z. Dervishi gëzojnë përkrahje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe mbesin të hapur për bashkëpunim me të gjithë të interesuarit për këtë çështje të rëndësishme për kombin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0