ICTS Lab: "Learning by having fun" eksperiencë unike në të mësuar - Business Magazine Albania

ICTS Lab: “Learning by having fun” eksperiencë unike në të mësuar

ICTS Lab

ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus edukimin jo formal, e cila ka në target përgatitjen e të rinjëve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës Mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT.

Kushtrim Shala, themelues i ICTSlab, pjesëmarrëse në Future2Tech, në një intervistë për BusinessMag u shpreh: “Qendra ICTS Lab është një qendër laboratorike që targeton fëmijët 9-14 vjeç, por edhe me programe të ndryshme që targetojnë startup-et. Dy ditët e panairit kanë qenë të mbingarkuara me njerëz të interesuar të kësaj fushe, të cilët janë adhurues dhe fansa të teknologjisë, por nuk munguan as prindër që dëshironin të integronin fëmijët e tyre në programet e kodimit, robotikës, sipërmarrjes sociale.

Në fakt, njerëzit janë përtej pritshmërive kuriozë, sepse kemi të bëjmë me një brez i cili është rritur në kohën e teknologjisë dhe ndryshe nga ne, që duam një shpjegim më i detajuar për ta kuptuar të gjitha ndryshimet  që po pëson globi nga revolucioni i 4 industrial, fëmijët nuk kanë nevojë për intro, por  ata përfshihen menjëherë dhe janë të gatshëm ta përthithin informacionin lehtë.

Fëmijët integrohen në mënyrë shumë të shpejtë dhe rezultati është i menjëhershëm, sepse edhe kurrikula të cilën ne ofrojmë është një kurrikul që ne e quajmë “learning by having fun”  dhe kjo e bën eksperiencën e të mësuarit përmes kësaj mënyre, të paharrueshme, por me kuptim.

Lexo edhe:Run for DSA në Maratonën e Tiranës

Ky panair ishte një mundësi shumë e mirë për t’u integruar me aktorë të ndryshëm të ekosistemit për të komunikuar me njëri tjetrin, por është shumë e rëndësishme që publiku i gjerë, ashtu siç ndodh me panaire të ndryshme komerciale tregtare, ku ka vizitorë, apo edhe panairi i librit ku ka vizitorë të ndryshëm, është e rëndësishme që edhe publiku i gjerë të vijë dhe të informohet rreth trendeve të teknologjisë, rreth pajisjeve, metodave të reja të edukimit, mundësitë për të rinjtë të marrin pjesë nëpër kompeticione apo programe të ndryshme startup-esh.

Është e rëndësishme, sepse teknologjia nuk është më një opsion, është një aftësi që do të na duhet të jetojmë me të, ashtu siç mësohemi të jetojmë edhe me të mësuarit e gjuhës shqipe, matematikës etj, pra ndër ato njohuri që në një të ardhme të afërt do të jetë e domosdoshme”- përfundoi z.Shala.

Më poshtë gjeni edhe intervistën në  YouTube:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur.”
— Denzel Uashington
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0