Lancohet zyrtarisht aplikacioni celular “Globs App”, mjeti inovativ për rekrutim dhe intervistim online, projektuar për kompanitë në kërkim të stafit dhe profesionistët e Burimeve Njerezore dhe Rekrutimit.
Ky event do të ketë në fokus lancimin e aplikacionit dhe do të bëjë bashkë përfaqësues të Burimeve Njerëzore të kompanive në vend për të diskutuar dhe ndarë këshilla dhe strategji të vlefshme për të adresuar dhe zgjidhur sfidat që lidhen me rekrutimin dhe mungesën e stafit.
Ftesa është e hapur për përfaqësuesit e kompanisë, por është, mbi të gjitha e rëndësishme për përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore dhe Rekrutuesit.
Për të marrë pjesë mjafton të dërgohet një email me emrat e personave që do të marrin pjesë dhe emri i kompanisë që përfaqësojnë në: info@globs.app
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto