Majlinda Deda fiton çmimin e parë të Tirana Foto Festival - Business Magazine Albania

Majlinda Deda fiton çmimin e parë të Tirana Foto Festival

“Tirana Photo Festival” ka ndarë çmimet e edicionit të 6-të në një ceremoni në Amfiteatrin e Liqenit.

Në edicionin e titulluar “Në Lëvizje” morën pjesë entuziastë e njohës të mirë të fotografisë.

Në këtë edicion morën pjesë fotografë, duke nisur nga amatorë e deri te profesionistë me përvojë. Juria e përbërë nga fotografë, dhe kritikë arti shqyrtoi punimet duke analizuar detalet dhe mesazhet e përçuara

Çmimin e parë e fitoi Majlinda Deda, me fotografinë bardh e zi të një djaloshi në hedhje.

Ajo shprehet, se është titulluar “ku është fshehur fotografi”, duke theksuar, “e kam fotografuar në Velipojë e poshtë një karroce kali. Ky fëmija vazhdimisht hidhej, sepse e dinte që unë po e fotografoja”.

Lexo: Shenja të mundshme të jetës në një planet tjetër?

Italiania Chiara Bellamoli spikati gjithashtu, si një autore e ftohtë.

Paneli i jurisë, i përbërë nga fotografë, kritikë dhe njohës të artit shqyrtuan çdo detaj dhe mesazh të përcjellë nga fotografitë për të përzgjedhur fituesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0