Fiskalizimi kërkon kujdes të shtuar dhe rregulla të forta në ruajtjen e të dhënave - Business Magazine Albania

Fiskalizimi kërkon kujdes të shtuar dhe rregulla të forta në ruajtjen e të dhënave

Nadia Elbasani, Kontributore

Pak kohë më parë bizneset shqiptare u përballën me një reformim të sistemit tatimor. Procesi i fiskalizimit, ishte procesi, i cili do detyronte të gjitha bizneset të raportonin në kohë reale dhe në mënyrë elektronike transaksionet e shitjeve tek autoritetet tatimore. Ky proces kishte dhe ka ende si qëllim, reduktimin e evazionit fiskal dhe monitorimin e transaksioneve.

Megjithatë, ky proces në prapaskenë mund të sjellë për bizneset disa shqetësime të drejta dhe të padëgjuara me vëmendjen e duhur.

Ruajtja e të dhënave, transaksioneve dhe klientëve paraqet skepticizëm te bizneset. Sasia e madhe e të dhënave të transaksioneve të gjeneruara duhet të ruhet dhe menaxhohet në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave. Për më tepër, ata duhet të qëndrojnë të përditësuar me rregulloret në zhvillim që lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave për të siguruar pacenueshmërinë e klientëve dhe të dhënave. Kjo përfshin enkriptimin, auditimet e rregullta të sigurisë dhe trajnimin e punonjësve për mbrojtjen e të dhënave.

Ndërsa ky sistem i ri i fiskalizimit rrit sigurinë tatimore, nga krahu tjetër mund të krijojë një objektiv të mundshëm për mbledhje të dhënash konfidenciale për klientët dhe transaksionet, fakt i cili mund të sjellë rrjedhje të dhënash të ndjeshme financiare. Pasojat e shkeljeve të tilla mund të shkaktojnë dëme, jo vetëm financiare për bizneset e prekura, por edhe duke rrezikuar besimin në procesin e fiskalizimit.

Lexo: E ardhmja e legjislacionit të inteligjencës artificiale

Procesi i fiskalizimit, edhe pse është i rëndësishëm për mbledhjen e taksave dhe transparencën, paraqet sfida dhe rrezik për ruajtjen e të dhënave për kompanitë private. Respektimi i praktikave më të mira në menaxhimin dhe sigurinë e të dhënave është thelbësor për të patur një proces efektiv për të dyja palët, si për administratën tatimore, ashtu edhe për privatësinë e të dhënave të bizneseve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0