"XOEN": Pasioni dhe Inovacioni në fushën e Makinerive Industriale - Business Magazine Albania

“XOEN”: Pasioni dhe Inovacioni në fushën e Makinerive Industriale

"XOEN": Pasioni dhe Inovacioni në fushën e Makinerive Industriale"
Nga Eni Muça

Në këtë intervistë të veçantë, ne biseduam me Neurent Lumshi, themeluesin  e kompanisë XOEN, një aktor kryesor në fushën e projektimit dhe prodhimit të makinerive industriale dhe bujqësore. Ai ndau me ne motivimet e hyrjes në këtë fushë të veçantë, përpjekjet për të dalluar në tregun e konkurrueshëm, dhe vizionin e tyre si kompani  për të ardhmen e kompanisë. Përveç kësaj, ai  ofrojn këshilla të vlefshme për të rinjtë dhe sipërmarrësit që dëshirojnë të ndërhyjnë në këtë sektor të pasionuar të inxhinierisë dhe inovacionit.

1.Cilat ishin motivimet tuaja për të hyrë në fushën e projektimit dhe prodhimit tëmakinerive industriale, në këtë fushë kaq të veçantë?

Kurioziteti për tël mësuar dhe prodhuar produkte të veçanta, me precizion të lartë më ka shtyrë për të vazhduar në këtë fushë. Drejtimi i universitetit drejt fushave të së ardhmes nga pedagogët e duhur që kishin pasion punën që bënin. Pasioni për teknologjinë dhe inxhinierinë: Shumë njerëz edhe une tërhiqen nga makineritë industriale dhe teknologjia e tyre. Ata kanë një pasion për të kuptuar se si punojnë dhe për të ndërtuar gjëra të reja.

Lexo edhe:Zbuloni se kur zgjohen nga gjumi CEO-t e sukseshëm

Krijimi i diçkaje të re: Projektimi dhe prodhimi i makinerive industriale ofron mundësinë për të ndërtuar gjëra të reja dhe inovative që mund të përmirësojnë performancën dhe efikasitetin në industrinë e prodhimit.
Kërkesa në treg: Në shumë vende, ekonomia bazohet shumë në sektorin industrial, dhe kjo krijon një kërkesë të vazhdueshme për inxhinierët dhe projektuesit e makinerive industriale.
Shansi im ishte që fillova punë direkt pas univeristetit në një kompani të përpunimit të precizionit të lartë në Durrës dhe fusha e projektimit e prodhimit të makinerive ofron shanse të mira për punësim dhe avancim të karrierës, duke ofruar perspektivën e pagave të larta dhe zhvillimit të karrierës.

2.Në një treg të konkurrueshëm, si arrini të diferencoheni dhe të ofroni produkte
dhe shërbime të veçanta për klientët tuaj në fushën e makinerive industriale dhe
bujqësore?

Ne nuk jemi më të mirët, nuk kemi makineritë me markat më të mira, por kemi ekipin më të “frikshëm” nga të gjithë konkurrentët. Kjo është “arma” jonë sekrete. Suksesi ynë janë punojësit, sepse pa profesionistë të apasionuar pas punës, me rendiment të lartë, me studim të vazhdueshëm, me trajnime teknike, me metoda inovative, me mendësi ndryshe ne nuk mund tja dalim në këtë treg të ashpër në Shqipëri, por edhe në Europë e Kanada.


3.Duke patur parasysh zhvillimin teknologjik të shpejtë, si e integroni inovacionin dhe teknologjinë e fundit në dizajnin dhe prodhimin e makinerive tuaja? A mund të  na jepni një shembull konkret të një inovacioni të fundit që keni implementuar?

Inovacioni është koncept pasi kur na jepet për prodhuar një detal apo makineri ne e studiojmë, sygjerojmë dhe marrim kritika, konsultimet me profesionistët e fushës tonë edhe përtej kufirit tonë arrijmë që të kemi një qasje dinamike ndaj inovacionit që na kërkohet. Aktualisht jemi duke bërë analiza se si mund të imlementojmë industria 4.0 tek XOEN që shumicën e operacioneve indusitriale ti bëjmë nëpërmjet telefonit. Kërkon shumë investim kapital, makineri të reja, staf me më pak gabime, por inteligjenca artificiale po na ndihmon në këtë aspekt.

 

Si është përgjigjur tregu ndaj produkteve dhe shërbimeve tuaja të kompanisë
XOEN? A keni ndonjë sukses apo projekt të veçantë që doni të ndani me
audiencën tuaj?

Tregu është në kërkim të shërbimeve të tilla, pasi ka problematika kudo, aq më tepër në Shqipëri ku pjesa më e madhe e kompanive janë me makineri të amortizuara.

Duke iu referuar vizionit tuaj, si e shikoni të ardhmen e XOEN? A
keni projekte të veçanta të zhvillimit të produkteve, zgjerimit në tregje të reja ose
ndonjë inovacion tjetër të planifikuar?

XOEN është duke krijuar gjurmët e veta në industrinë e shërbimeve dhe prodhimit të pjesëve. Aktulisht jemi duke zbatuar një projekt i cili ka aplikim në fushën e mjekësisë ,pasi pjesët që po prodhojmë janë për robotët kirurgë që do përdoren në të ardhmen për operacione. Por, këto janë në faza akoma eksperimentale dhe prototipesh deri sa të arrijmë me produktet e duhura.


6.Çfarë këshillash keni për ata që janë të interesuar të hyjnë në fushën e projektimit dhe prodhimit të makinerive industriale dhe bujqësore? Si të rinjtë dhe sipërmarrësit mund të gjejnë burimet dhe mundësitë e duhura për të filluar në këtë industri?

Kjo industri përveç njohurive, investimeve, burimet njerëzore të aftë kërkon shumë energji pozitive, pasion, kureshtje sepse dështimet janë në cdo ditë, në çdo produkte, dhe duhet të kesh shumë vullnet për tu përmirsuar, të rrisësh efikasitetin dhe të funksionojnë produktet. Të rinjtë e apasionuar pas këtij sektori do i sygjeroja që të punonin fort këto kompani të prodhimit të pjesëve dhe aty del në pah nëse e kanë pasion apo jo. Më pas me liderët e duhur në këto kompani mund të arrijnë të krijojnë produktet e tyre, të ndimojnë në përmirësimin e teknologjisë vendase.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth XOEN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0