Inteligjenca Artificiale mundëson ”biseda” me të dashurit tanë që nuk jetojnë më - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale mundëson ”biseda” me të dashurit tanë që nuk jetojnë më

Si përjetohet nga ne të gjithë e ardhmja mes pikëllimit dhe humbjes së njerëzve tanë më të dashur?

Një kompani e inteligjencës artificiale (IA), e quajtur ”You, Only Virtual” po krijon një chatbot të modeluar sipas njerëzve tanë të dashur që nuk jetojnë më, me themeluesin e saj, Justin Harrison, që i deklaron emisionit “Good Morning America” se ai shpreson që njerëzit të mos kenë më fare pikëllim.

”You, Only Virtual” skanon mesazhet me tekst, emailet dhe telefonatat e ndara midis një individi dhe personit të ndjerë për të krijuar një chatbot që kompozon përgjigje origjinale të shkruara ose audio duke imituar zërin e personit të vdekur dhe duke modeluar marrëdhënien dhe raportin që të dy ndanin në jetën reale.

Lexo edhe:Do të pranoje një terapist AI?

Kompania, e themeluar në vitin 2020, shpreson të ofrojë një opsion video-chat më vonë këtë vit dhe në fund të ofrojë realitet të shtuar që lejon ndërveprim me një projeksion tredimensional.

Harrison, i cili përdori teknologjinë për të krijuar “një nënë virtuale” pas vdekjes së nënës së tij, hodhi poshtë shqetësimet e mundshme të privatësisë të ngritura nga përdorimi i bisedave personale për të ndërtuar një chatbot pa pëlqimin e të ndjerit. “Absolutisht nuk keni nevojë për pëlqimin e dikujt që ka vdekur”, tha ai.

”Mamaja ime mund ta kishte urryer idenë, por kjo është ajo që doja dhe jam gjallë”, thekson ai.

bw

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0