A jeni gati për edicionin e dytë Climathon Tirana 2023!
Në datat 26-29 Tetor, në qytetin e Tiranës, Climathon Tirana 2023 për të dytin vit radhazi hap dyert për të gjithë ata që kanë një zgjidhje për zhvillimet klimatike!
Ky event global synon të integrojë Tiranën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme duke rritur efikasitetin funksional të qytetit, duke frymëzuar të rinjtë përballë sfidave klimatike dhe duke ofruar zgjidhje novatore për një të ardhme të qëndrueshme.
Nëse dëshironi të jeni të parët për tu njoftuar rreth sfidave, çmimeve dhe informacioneve të detajuara nga Climathon, klikoni në këtë link dhe regjistrohuni paraprakisht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto