Van Damme në Kosovë, Haradinaj ndan fotot me aktorin e njohur -

Van Damme në Kosovë, Haradinaj ndan fotot me aktorin e njohur

Van Damme në Kosovë, Haradinaj ndan fotot me aktorin e njohur

Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme ka qenë në Kosovë në ceremoninë hapëse të një dyqani në Prishtinë, aty ku dhe është takuar me Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka postuar fotot me aktorin, ndërsa ka përshëndetur investimin e ri në qendrën tregtare.

“Sot, në ceremoninë hapëse të Zero Pozitive Shop në Prishtina Mall, me rastin e promovimit të orëve të dorës Helfer me pronar afaristin e suksesshëm shqiptar nga Zvicra, Kushtrim Musliu.

Lexo:Ylli i muzikës latine, Ricky Martin mbërrin në Tiranë!

Gjithashtu, ndjenjë e mirë ta takoj edhe aktorin me famë botërore, Jean-Claude Van Damme.

Me afaristë të suksesshëm si Kushtrimi e shumë të tjerë që investojnë në vendin tonë të përbashkët, përveç që ndodh zhvillimi ekonomik, Kosova shndërrohet në një vend interesant dhe tërheqës për fytyra të njohura me famë botërore përmes së cilave bëhet prezantimi më i saktë i imazhit tonë si popull e si shtet!” – shkroi Haradinaj.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0