Air India, linja ajrore që i përket grupit Tata, është bërë protagoniste e porosisë më të madhe të avionëve në histori. Në shkurt, Air India arriti marrëveshjen me Airbus dhe Boeing, nga të cilët do të blejë përkatësisht 250 dhe 290 avionë.
Pa shifra zyrtare, Bloomberg vlerëson se marrëveshja ka një kosto prej më shumë se 120 miliardë dollarësh.
Në një deklarate të lëshuar nga Air India, të gjithë avionët e blerë nga kompania do të kenë zhvillimet më të fundit teknologjike dhe do të ofrojnë efikasitet dhe qëndrueshmëri.
Christian Scherer, Shefi Tregtar i Airbus dhe drejtor i Airbus International, siguron se modelet A320 dhe A350 “do të jenë një burim efektiv dhe i gjithanshëm për të vazhduar demokratizimin dhe dekarbonizimin e transportit ajror të vendit”.
Objektivi i Air India është të rrisin operacionet e tyre, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, në afat të shkurtër, të mesëm dhe afatgjatë, pasi dorëzimi i avionëve synon të zgjasë për të paktën një dekadë.
Njësitë e para të Airbus do të nisinf të dorëzohen në fund të vitit 2023. Kjo do të thotë se zgjerimi do të jetë pothuajse i menjëhershëm.
Nga Air India ata janë të qartë për atë që duan: “të modernizojnë dhe zgjerojnë flotën për ta bërë atë një linjë ajrore më të madhe dhe të klasit të parë, për të përmbushur kërkesën në rritje për udhëtime në rajon”, theksojnë ata në një deklaratë.
Lexo edhe: Disa këshilla praktike për të udhëtuar në Europë me buxhet të kufizuar
Airbus. Midis 250 avionëve të kërkuar nga Airbus, janë 140 avionë A320 neo, me trup të ngushtë me një rresht dhe 70 avionë A321neo, 34 avionë A350-100 me trup të gjerë dhe gjashtë avionë A350-900, një avion me rreze të gjatë, që do të “shënoj ënjë epokë të re në vend”, sipas Airbus.
Nga ana e tij, Boeing mund të prodhojë gjithashtu 290 avionë me konsum të ulët për linjën ajrore indiane.
Në marrëveshjen me Boeing, përfshihet edhe një gamë shërbimesh të aviacionit, me synimin për ta bërë këtë rritje masive të qëndrueshme, si brenda dhe jashtë vendit.
Kjo do të jetë porosia më e madhe që Boeing ka marrë në Azinë Jugore, pas gati 90 vitesh bashkëpunim me Air India.
India është tregu i tretë më i madh në botë i transportit ajror dhe pritet që, në 20 vitet e ardhshme, norma e rritjes së saj të jetë mesatarisht 6.6% në vit, dyfishi i mesatares botërore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.