Gjermania Bild po përgatitet të ecë përpara me kohën. Gazeta më e shitur në Europë po planifikon të shkarkojë gazetarët për t’i zëvendësuar ata me programe të Inteligjencës Artificiale, për të kursyer 100 milionë euro.
Kompania pronare e gazetës, Axel Springer, në një email drejtuar stafit, thotë se “për fat të keq do të ndahet me kolegët që kanë detyra, të cilat në botën dixhitale kryhen nga Inteligjenca Artificiale ose dhe procese të automatizuara.
Sipas emailit, punonjësit që do të zëvendësohen përfshijnë redaktorë, redaktorë kopjesh, korrektorë dhe staf të redaktimit të fotografive.
Ajo u parapri nga njoftimi i CEO Mathias Döpfner në shkurt se botuesi do të bëhej “një kompani e pastër mediatike dixhitale”. Mjetet e AI si ChatGPT mund ta “bëjnë gazetarinë e pavarur më të mirë se sa ka qenë ndonjëherë – ose ta zëvendësojnë atë,” tha ai.
Ai parashikoi se inteligjenca artificiale së shpejti do të jetë më e mirë në “mbledhjen e informacionit” sesa gazetarët – njerëz dhe tha se vetëm botuesit që mund të krijojnë “përmbajtjen më të mirë origjinale” – si gazetaria investigative dhe komentet origjinale – do të mbijetojnë.
Bild nuk kishte asnjë vlerësim të menjëhershëm të numrit të vendeve të punës që mund të humbasin përfundimisht nga inteligjenca artificiale.
Lexo: Rilidhja e botës me AI
Springer nuk është botuesi i parë që shqyrton përdorimin e inteligjencës artificiale. BuzzFeed njoftoi këtë vit se planifikon të përdorë IA për të “përmirësuar” përmbajtjen dhe ‘kuizet’ në internet, ndërsa Daily Mirror dhe Daily Express në Mbretërinë e Bashkuar po eksplorojnë gjithashtu përdorimin e IA.
Mjetet e A si ChatGPT mund të gjenerojnë tekste shumë të sofistikuara nga kërkesat e thjeshta të përdoruesve, duke prodhuar çdo gjë nga esetë dhe aplikimet për punë te poezitë dhe veprat e trilluara, por përgjigjet e tyre ndonjëherë janë të pasakta ose madje të fabrikuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.