Vjen në Ohër MATCHIN SUMMIT 2023 - Business Magazine Albania

Vjen në Ohër MATCHIN SUMMIT 2023

19-06-2023

Vitin e kaluar u zhvillua edicioni i parë i MatchIN i mbështetur nga SwissEP, ku morën pjesë  50 investitorë të cilët investuan mbi 3,5 milionë euro në startup-e në fazat e hershme, në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit organizatorët kanë mbledhur kompanitë teknologjike më premtuese nga Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor dhe gjithë  elementë t e nevojshëm për t’i zhvilluar këto startupe.

Organizatorët shprehen, “E kuptojmë rëndësinë e aksesit në kapital dhe aksesit në treg për startup-et dhe duam që ata të mësojnë nga lehtësuesit dhe të gjithë burimet e disponueshme. Për këtë kemi përgatitur një grup themeluesish, korporatash dhe investitorësh nga e gjithë Europa, të interesuar për të nxitur teknologjinë dhe startup-et rajonale duke u bërë pjesë e historive të suksesit dhe të së ardhmes së këtij rajoni.

Kësaj radhe është zgjedhur Ohri dhe hapësira e Hotel Metropol për të promovuar partneritetin, për të shfaqur kompanitë që patën ndikim në rajon dhe për të mundësuar sa më shumë ndërveprim ndërmjet pjesëmarrësve në një konfigurim offline me mundësi rrjetëzimi.

Eventi do të mbahet në dy ditë, 19-20 qershor, eventet e pasdites dhe mbrëmjes së datës 19 i dedikohen investitorëve. Në ditën e dytë të eventit, zhvillohen disa panele me shumë interes për eksosistemin e donatorëve dhe institucioneve mbështetëse, ku kryefjalë janë startupet.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0