WhatsApp sjell një mënyrë të re për të marrë njoftime nga njerëz apo organizata që i intereson përdoruesit, WhatsApp Channels lejon përdoruesit të ndjekin privatisht kanale dhe të anëtarësohen për të marrë lajmet më të fundit.
Ndryshe nga ç’ndodh me bisedat që janë qëllimi kryesor i platformës, me Channels nuk është e mundur shkëmbimi i mesazheve.
Në Facebook dhe Twitter, Marck Zuckerberg ka njoftuar se opsioni “do të jetë fillimisht i përdorshëm në Singapor e Kolumbi, por do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë përgjatë vitit”.
Përditësimi është i ngjashëm me Telegram Channels që lejon administratorët të dërgojnë njoftime tek personat që kanë zgjedhur t’i marrin.
Lexo: “Më shkruaj kur të arrish”, si do ta ndryshojë këtë fjali iOS 17
Platforma gjithashtu ku bërë me dije se do të sjellë emoji të animuara, sërish një ide e ngjashme me Telegram.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.