Seminar falas nga 2AL Institute: Të dhënat tona, etika e përdorimit, mbrojtja dhe roli i AI - Business Magazine Albania

Seminar falas nga 2AL Institute: Të dhënat tona, etika e përdorimit, mbrojtja dhe roli i AI

15-05-2023 17:30:00

“Të dhënat tona, etika e përdorimit, mbrojtja dhe roli AI”.

Kjo është tema e ardhshme e Women2Women, me 15 Maj ora 17:00, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë

Ftojmë vajzat dhe gratë të regjistrohen në eventin e ardhshëm dhe të njihen me një personalitet ndërkombëtar në fushën e teknologjisë, Anila Hyka, me një network të gjerë në teknologji dhe diasporë.

Nëse je e interesuar Regjistrohu:

https://docs.google.com/forms/d/19y8UAd1zWh_RLKfd8P4khiApuk2x_uBAF1M2EeYA3W4/edit

ose na shkruaj në: info@2-al.net

Anila Hyka, është eksperte në fushën e IT dhe telekomunikacionit, me një pvrvojë mbi 25 vjecare në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike në më shumë se 5 vende të ndryshme të botës.

Pasi kreu studimet e larta në Shqipëri, ajo zhvendoset në Norvegji për studimet pas universitare për Shkenca Kompjuterike. Atje kontribuon për krijimin e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, si dhe për programin e ndihmave të Norvegjisë për Shqipërinë.

Më tej, karriera e saj zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punon si drejtuese produkti dhe marketingu pranë kompanise “Ericsson” në Los Angelos.

Që prej vitit 2004 ajo jeton dhe vepron në Paris, ku pasi u diplomua në Master Business Administration  (Executive MBA ne ESCP) punoi për një kompani të njohur të telekomunikimit si “Alcatel”. Sot ajo punon për kompaninë më të madhe të telekomunikimit në Europe, “Orange”, në departamentin e shërbimeve për kompanitë internacionale, ku është drejtuese projektesh dhe tenderash për kontrata mbi 15 mln €.

Anila është angazhuar prej vitesh dhe në aktivitete jo-fitimprurëse në fushat e promovimit të edukimit, kulturës dhe integrimit të diasporës shqiptare, nga të cilat mund të përmendim kontributin e saj në programin “Supper Codeurs”. Një program që kishte qëllim promovimin i kodimit në kompjuter në shkolla 9-vjeçare. Gjithashtu projekte të tjera me qëllim promovimin e “jetës profesionale të grave inxhiniere” në shkollat e mesme apo për të ndihmuar rregullisht në mesime nxënësit në zona të defavorizuara.

Ndër shumë eksperiencat me natyre sociale dhe kulturore, ajo është gjithashtu drejtuese e bordit të organizatës Germin, si dhe nënkryetare e këshillit koordinues të Diasporës.

Anila ka pasion të madh udhëtimet dhe njohjen me kultura të ndryshme si dhe fluturmin amator dhe sportet si tenis apo voleyball.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0