Krifca në Panairin e Bujqësisë në Lushnjë: Faktor në rajon si origjinë e eksporteve të prodhimeve bujqësore - Business Magazine Albania

Krifca në Panairin e Bujqësisë në Lushnjë: Faktor në rajon si origjinë e eksporteve të prodhimeve bujqësore

Krifca

Ky do të jetë viti i bujqësisë, në drejtim të mbështetjes së shtuar ndaj fermerëve dhe rezultateve pozitive që regjistron ky sektor”.

Kështu deklaroi sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në Panairin Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023” në Lushnjë.

“Tremujori i parë i vitit është mbyllur me një shifër rekord në rritje krahasuar me vitin e kaluar, ku patëm 500 milionë dollarë eksporte bujqësore. Ky tremujor është rritur me 7,6 % në sasi dhe mbi 18 % në vlerë”, tha Krifca.

Në fund të kësaj pranvere ministrja bëri të ditur se, agropërpunuesit do të kenë mundësi të aplikojnë në programin IPARD III, i cili do të injektojë 146 milionë euro në bujqësinë shqiptare, me qëllimin e vetëm që fermeri ynë të rrisë sasinë dhe cilësinë e prodhimeve “Made in Albania”.

“I kemi kërkuar Komisionit Evropian që pjesë e programit IPARD III të mund të përfshihet dhe ndërtimi i infrastrukturës, i ambienteve të grumbullimit, të pikave të grumbullimit apo siloseve për grurin dhe misrin. Kemi marrë prej tyre miratimin, në mënyrë që subjektet private, apo investitorë të ndryshëm të mund të investojnë për këtë nevojë që tregu aktualisht ka, meqenëse nuk e kemi këtë lloj infrastrukture, pra dëgjojmë njëri-tjetrin dhe adresojmë problematikat për t’i dhënë zgjidhje”, u shpreh ministrja.

Krifca tha se “Shqipëria tashmë është bërë faktor në rajon si burim i eksporteve të prodhimeve bujqësore që ushqejnë konsumatorin europian”.

Lexo: Koha për deklarimin e pagës bruto 2022, në 30 prill përfundon afati ligjor, kujdes nga penalitetet

Ministrja tha se kësaj herë fermerët fondet e skemës kombëtare do t’i marrin më shpejt. Të hënën mbi 2000 fermerë duhet të bëhen gati të tërheqin naftën falas.

“Duke filluar nga java tjetër jemi gati të shpërndajmë subvencionet për ‘Skemën Kombëtare 2023’. Janë 2000 karta nafte të printuara për Skemën e Naftës, kështu do të vijojmë deri sa të shkojmë në fund”, bëri të ditur ministrja.

Nga 27-29 prill mbi 60 subjekte të ndryshme bujqësore nga vendi dhe Europa do të jenë në Lushnjë për të lidhur marrëveshje të ndryshme tregtare me synim që fermerët të rrisin sipërfaqet e të mbjellave dhe grumbulluesit të shtojnë sasitë e eksporteve bujqësore.

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0