Organizata e Maqedonisë "Brainster’’ vjen në Shqipëri - Business Magazine Albania

Organizata e Maqedonisë “Brainster’’ vjen në Shqipëri

Brainster

Organizata EdTech Brainster Maqedoni, e cila ka ndihmuar më shumë se 11,000 njerëz të bëjnë një hap të madh drejt ndryshimit të karrierës nëpërmjet programeve të tyre arsimore inovative në 7 vitet e fundit, tani më vjen edhe në Shqipëri.

Brainster deklaron se do të ofrojë fillimisht regjistrime në Akademinë për Programimin Front-End, pasi studimet kanë treguar se ky është pikërisht lloji i stafit që mungon në tregun e punës në Shqipëri. Për një kohë të gjatë në të ardhmen, qëllimi është të ofrojmë akademi të cilat janë aktuale në tregun e punës, në fushat ku kërkohet më së shumti personel i trajnuar në IT.

Përveç kësaj, Brainster është qendra më e mirë për arsim në Maqedoni, sipas vlerësimeve të studentëve dhe vitin e kaluar regjistroi një numër rekord studentësh me – 1350, duke hyrë zyrtarisht si arsim formal me hapjen e Brainster Next College, fakulteti i parë praktik i IT-së në Maqedoni. Tani, këta studentë bashkëpunojnë me më shumë se 100 partnerë nga industria që ofrojnë projekte reale, praktikë dhe punësim për studentët.

“Jemi krenarë që vitin e kaluar programet tona arsimore dhe instruktorët tanë kanë marrë vlerësimet më të larta në historinë tonë, studentët kanë realizuar më shumë projekte reale, dhe kemi mbajtur edhe hackathonin më të madh me mbi 120 pjesëmarrës’’,  deklarohet nga Brainster.

Kjo është vetëm një pjesë e historisë së suksesit të Brainster që filloi shtatë vite më parë, e udhëhequr nga një mision vizionar dhe fisnik për të ofruar një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj arsimit jo-formal. Brainster njihet gjithashtu edhe për investimin e 2.5 milion eurove në studentët e ardhshëm me hapjen e fakultetit, duke u ofruar mundësinë financiare “Studioni tani, paguani pas punësimit”.

Brainster zyrtarisht vazhdon historinë e suksesit me hapjen e zyrave në Shqipëri, duke ndërtuar vizionin për transformim global digjital, me të njëjtin pasion, entuziazëm dhe angazhim për të krijuar mundësi të reja për një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Shqipëri.

Lexo: ËSHTË KOHA QË KOMPANITË TË INVESTOJNË NË ZHVILLIMIN E BRANDIT PERSONAL TË PUNONJËSVE TË TYRE

Zgjerimi në fqinjësi, siç thonë në skuadrën e Brainster, është një hap logjik, duke ndjekur kërkesat e tregut dhe dëshirën që një model i suksesshëm i provuar të integrohet në Shqipëri, duke përdorur staf të kualifikuar, një ekip të përgatitur me përvojë 7-vjeçare. Të gjithë ata që janë në kërkim të ri-trajnimit apo  trajnimit cilësor ,duhet t’u jepen mundësi mësimi me cilësi të lartë, nëpërmjet qasjes praktike të verifikuar dhe rrjetëzimit industrial.

“Me hedhjen e themeleve tona në Shqipëri, ne jemi gati të përdorim të gjitha burimet tona me cilësinë më të lartë dhe një sistem të kontrolluar për të ndryshuar perceptimin e të rinjve, të ardhmen dhe mundësitë e tyre. Modeli do te jetë identik  me atë të viteve të fundit. Nëpërmjet cilësisë së arsimit të bazuar në praktikë ne kemi ndihmuar më shumë se 11,000 studentë për të bërë një ndryshim në karrierë ose për të gjetur punë më të mirë dhe të mirëpaguar. Me të njëjtën energji dhe entuziazëm, ne do të realizojme të njëjtën gjë këtu,” shprehet Petar Ninovski, themeluesi i Brainster.

Brainster Shqipëri, nëpërmjet punësimit lokal dhe ekspertëve në fusha të ndryshme, por gjithashtu me ndihmën e stafit të përgjithshëm qendror e me përvojë, do të punojë që tani e tutje i dedikuar për t’u ofruar studentëve dhe profesionistëve shqiptarë aftësitë e nevojshme për të patur sukses në industrinë e teknologjisë.

Më shumë informacion rreth Brainster mund të gjeni KËTU.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0