Finlanda është vendi më i ri anëtar i NATO-s, pas gati një vit, pas pas kërkesës për anëtarësim. Vendimi vjen në përvjetorin e 74-t të NATO-s, pikërisht me 4 Prill.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, zgjerimi i aleancës tregon se Presidenti rus po përballet me dështim të synimeve të tij në sulmin ndaj Kievit.
Me anëtarësimin e Finlandës, dyfishohet kufiri i Rusisë me NATO-nu dyfishua. Finlanda kishte ruajtur neutralitetin që nga Lufta e Dytë Botërore, por zhvillimet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës e kanë bërë të ndryshojë qëndrim.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se, “kur Putini filloi agresionin mizor kundër Ukrainës, ai mendoi se do ta përçante Evropën. Ai u gabua”.
Ndërkohë Stoltenberg, e quajti një ditë historike, duke theksuar se, “Ishte sulmi ndaj Ukrainës që nxiti vendimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Kur Presidenti Putin nisi sulmin, deklaroi objektivat e tij. Ai nuk donte zgjerim të NATO-s dhe të Europës. Por, po përballet me krejtësisht të kundërtën. Po përballet me një prani më të lartë ushtarake në ajër, tokë dhe det, në krahun lindor të Aleancës. Po përballet me zgjerim të aleancës. Sot valëvitet flamuri i Finlandës, por shumë shpejt edhe Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s”.
Lexo: MAJLINDA BREGU: NA DUHET KLIMË PËR INVESTIME QË BALLKANI TË MOS BOSHATISET
Ministri i Mbrojtes i Finlandës, Antti Kaikkonen tha se, “kjo është një ditë e madhe për Finlandën. Ditë fitoreje për të gjithë. Anëtarësimi ynë i shërben edhe NATO-s“.
Ky vendim u shoqërua me reagime nga ana e Rusisë, e cila theksoi se do të marrë masa. Rusia zyrtare paralajmëroi se do të përforcojë forcat pranë Finlandës, nëse NATO dërgon trupa, ose pajisje shtesë Finlandë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.