Banka Kombëtare e Arabisë Saudite po përballet me humbje të mëdha pas dështimit të Credit Suisse, pasi u arrit marrëveshja e UBS për të blerë huadhënësin zvicerian me probleme për një vlerë prej 3.2 miliardë dollarë.
Banka Kombëtare Saudite– aksioneri më i madh i Credit Suisse, ka konfirmuar të hënën për CNBC se është goditur me një humbje prej rreth 80% të investimit të saj.
Banka me bazë në Riad ka 9.9% të aksioneve në Credit Suisse, me investimin prej 1.4 miliardë franga zvicerane (1.5 miliardë dollarë) në huadhënësin zviceran 167 vjecar në nëntor të vitit të kaluar, me 3.82 franga zvicerane për aksion.
Sipas kushteve të marrëveshjes së shpëtimit, UBS po u paguan aksionerëve të Credit Suisse 0,76 franga zvicerane për aksion.
Zbritja e konsiderueshme vjen ndërsa rregullatorët përpiqen të mbështesin sistemin bankar në tërësi. Përpjekja për një shpëtim pason disa javë të trazuara nga kolapi i Silicon Valley Bank në SHBA dhe First Republic Bank, si dhe rënia e mëdha e çmimeve të aksioneve në të gjithë sektorin bankar globalisht.
Lexo: UBS po blen Credit Suisse, në përpjekje për të ndaluar krizën bankare
Aksionet e UBS, banka më e madhe e Zvicrës, u tregtuan me 11% në orën 8:55 të mëngjesit, ndërsa sektori bankar i Europës ishte rreth 2.8% më i ulët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.