Rikthehet “skenari i 2008-ës”? Credit Suisse në prag të fundosjes, Banka Qëndrore Zviceriane ofron ndihmë - Business Magazine Albania

Rikthehet “skenari i 2008-ës”? Credit Suisse në prag të fundosjes, Banka Qëndrore Zviceriane ofron ndihmë

Banka qendrore e Zvicrës ka njoftuar të mërkurën se është gati të ofrojë mbështetje financiare për Credit Suisse pasi aksionet në huadhënësin e dytë më të madh të vendit u rrëzuan deri në 30%.

Në një deklaratë të përbashkët me rregullatorin zviceran të tregut financiar FINMA, Banka Kombëtare Zvicerane tha se Credit Suisse përmbushi “kërkesat strikte të kapitalit dhe likuiditetit” të vendosura për bankat me rëndësi për sistemin më të gjerë financiar.

“Nëse është e nevojshme, SNB do t’i sigurojë CS likuiditet,” shtuan ata.

Lexo edhe: “Rënia” e Silicon Valley Bank. Si një “bast i humbur” fundosi bankën që inkurajonte ekonominë e inovacionit

Të vendosur në kushte të vështira pas mbylljes së bankës Silicon Valley në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, investitorët bënë që aksionet në bankën zviceriane të binin në nivele rekord.

Në deklaratën e tyre, autoritetet zvicerane thanë se problemet e “bankave të caktuara në SHBA nuk paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë ‘infektimi’ për tregjet financiare zvicerane”.

“Nuk ka indikacione të një rreziku të drejtpërdrejtë për institucionet zvicerane për shkak të trazirave aktuale në tregun bankar amerikan”, thuhej më tej në deklaratë. / CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0