Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri të mbuluar nga uji - Business Magazine Albania

Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri të mbuluar nga uji

planetin e ri

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një planet të ri, i cili ndodhet 100 vite dritë larg Tokës. Sipas shkencëtarëve kanadezë, ky planet është i mbuluar tërësisht me ujë dhe rrotullohet rreth dy yjeve të vegjël.

I quajtur TOI-1452b, ai u zbulua nga një grup kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Charles Cadieux, një student doktorature në Universitetin Kanadez të Montrealit. Rezultati është publikuar në The Astronomical Journal.

Planeti u identifikua për herë të parë falë teleskopit hapësinor Tess, nga NASA, i projektuar pikërisht për të skanuar galaktikën tonë në kërkim të planetëve jashtë Sistemit Diellor.

Pasi u identifikua, planeti i mbuluar me ujë u analizua në detaje nga një instrument i ri i fuqishëm i instaluar në Observatorin Mont-Megantic në Kanada, i cili bëri të mundur zbulimin e karakteristikave të tij interesante.

Lexo edhe: Një vështrim në të kaluarën, si ka ndryshuar Toka gjatë 100 milionë viteve të fundit

Kështu ishte e mundur të konstatohej se TOI-1452b orbiton rreth një sistemi yjesh binar më të vegjël se Dielli dhe që janë vetëm 97 njësi astronomike larg njëri-tjetrit, pak më shumë se dyfishi i distancës midis Diellit dhe Plutonit. Planeti, nga ana tjetër, është 70% më i madh se Toka dhe do të mbulohej tërësisht nga një oqean i madh me ujë të lëngshëm.

Të dhënat tregojnë praninë e një bërthame të fortë, ndërsa uji do të përfaqësonte deri në 20% të masës së tij (në Tokë është vetëm 1%). Detaje të reja të këtij planeti të ri dhe interesant do të zbulohen së shpejti falë vëzhgimeve me teleskopin hapësinor James Ëebb plotësisht funksional për disa muaj./ Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0