Shqipëria do të marrë një hua prej 50 milionë eurosh nga KFV Bank për reformimin e sektorit të energjisë në vend. Me vendim të Këshillit të Ministrave u miratua në parim marrja e huasë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kjo hua do të shërbejë për zhvillimin e sektorit energjetik dhe zhvillimin e planeve të Shqipërisë për diversifikimin e saj deri në 2029.
Synimi i kësaj tha Ballaku, është rritja me 4 teravat (TW) prodhimin e energjisë në vend, që do e kthejë Shqipërinë në një eksportuese neto të energjisë.
“Miratuam në parim huanë mes Shqipërisë dhe KFV për reformimin e sektorit energjetik, me 50 mln euro. Jemi në rrugë të mbarë ku të gjitha projektet janë vendosur në afate deri në 2029 ku në sekretonin energjetik të kemi një prodhim plus 4 teravat që do e kthejë në një eksportues neto vendin. Kemi një përfundim të suksesshëm të ngritjes në bursën energjetike shqiptare duke nisur me këmbën e mbarë në tregun e lirë”, tha Balluku.
Lexo edhe: Ministrja e Financave: Paga minimale do të rritet sërish deri në 2025-ën
Edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kjo hua do të shërbejë në funksion të investimeve në fushën e energjisë.
Një tjetër marrëveshje huaje e lidhur me KFV Bank do të jetë edhe për zhvillimin e zonave rurale, ku investimi do të fokusohet në zonën e Pogradecit dhe Pustecit. Ibrahimaj tha se KFV do të jap një financim prej 20 milionë eurosh dhe një grant prej 1 milionë eurosh për zhvillimin rural që do të rrisë edhe punësimin në zonë.
“Miratuam huan mes Shqipërisë dhe KFV-së për projektin e zhvillimit të integruar rajonal dhe është për zhvillimin dhe strategjinë e qeverisë për zhvillimin e zonave rurale. Kemi një financim prej 20 mln euro dhe një grant prej 1 mln euro që do të përdoren më së shumti në Pogradec dhe Pustec. Do investohet në zonat rurale ku aty ku ka më shumë nevojë për zhvillim dhe punësim”, tha Ibrahimaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.