Lara Colturi shpallet fituese e kampionatit botëror të skiimit - Business Magazine Albania

Lara Colturi shpallet fituese e kampionatit botëror të skiimit

Lara Colturi

Lara Colturi shpallet kampione midis 37 garuesëve të tjerë në kampionatin botëror të skive. 16 vjeçarja është shpallur kampione bote në kategorinë Super G dhe më pas fitoi vendin e parë në kampionat duke rrëmbyer kështu kupën për Shqipërinë. 

Lara është italiane, por dy vite më parë zgjodhi të jetë përfaqësuese e Shqipërisë. 

Pak sekonda pas vendosjes së medaljes Himni i Flamurit u dëgjua në sfond dhe të tre fituesit hoqën kapelet për të respektuar vendin fitues të këtij kampionati skiimi. 

“Shqipëria ka hyrë në hartën e vendeve ku medaljet nuk do të mungojnë për një kohë të gjatë. Lara është vetëm 16 vjec dhe konkurroi me të rinj deri në moshën 21 vjeçare. Ajo është vërtetë një talent dhe e vuri veten në rangun e elitës botërore të skive,” shprehet Presidenti i Federatës së skive, Elvis Toçi për Top Channel. 

Fitorja ka bërë që gjithë fokusi i mediave botërore të vendoset mbi Lara-n dhe ne i urojmë suksese në garat e ditëve të ardhshme!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0