Çmimi tavan i vendosur naftës ruse prej Bashkimit Europian dhe G7 për të shitjen e saj 60 dollarë për fuçi hyri në fuqi sot, në mesin e përpjekjeve të Perëndimit për të dobësuar aftësinë e Moskës që të vazhdojë financimin e luftës në Ukrainë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë ekonominë globale nga një tjetër rritje e beftë e çmimeve të energjisë.
Për këtë kufi kuotimi u ra dakord nga grupi i 7 vendeve më të industrializuara të globit, BE-ja dhe Australia pasi Polonia, e cila po rezistonte kundër një mase të tillë, e dha më në fund dritën jeshile. Sipas marrëveshjes, nafta ruse lejohet të dërgohet në vendet e palëve të treta duke përdorur cisternat e G7 dhe bllokut europian kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e kreditit, vetëm nëse ngarkesa blihet me 60 dollarë fuçia, ose nën kufirin e këtij çmimi.
Lexo edhe: Konferenca e OKB-së për klimën bie dakord për deklaratën përfundimtare
Kufiri mjaft konservator prej 60 dollarësh për fuçi i kërkuar nga Brukseli e Ëashingtoni është pritur me kritika nga Ukraina. Presidenti Volodymyr Zelenskyy u shpreh se një lëvizje e tillë nuk e pengon shumë Rusinë dhe luftën e saj ndaj vendit fqinj.
“Nuk do ta quaja një vendim serioz për të vendosur një kufi të tillë për çmimet ruse. Një gje e tillë është mjaft komode për buxhetin e një shteti terrorist.” – u shpreh Zelensky.
Kievi u shpreh se që të goditej shpejt ekonomia ruse, çmimi duhet të ishte ulur në 3o dollarë fuçia. Përpara pushtimit të Ukrainës, nafta ruse shitej zakonisht për 55-65 dollarë për fuçi. Në këtë mënyrë, kuptimi i bërë nga perëndimi duket i logjikshëm, megjithatë Rusia nuk është e kënaqur dhe iu rikthye kërcënimeve. Nga ky vit, Europa do të jetojë pa naftën ruse tha përfaqësuesi i përhershëm i Moskës në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, sipas të cilit vendi i tij do të ndalojë furnizimin për kombet që mbështesin çmimin tavan./ Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto