“Tranzicioni i gjelbër energjitik”/ Kryeministrat e Ballkanit mblidhen në Beograd - Business Magazine Albania

“Tranzicioni i gjelbër energjitik”/ Kryeministrat e Ballkanit mblidhen në Beograd

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën energjetike të organizuar nga qeveria e Norvegjisë, ku ka mbledhur së bashku vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit theksoi rëndësinë e rajonalizimit të tregjeve si një hap që do sjellë më shumë investime, ndërsa kërkoi ndihmën e Norvegjisë si model suksesi.

Sa i takon energjisë duhet të shkojmë përtej kufijve tanë, pasi në të kundërt mbetemi tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më kushtueshme dhe jo vetëm kaq. Besoj duke vepruar në nivel rajonal sa i takon tregut të energjisë, ne mund të kemi një qasje më të lehtë në financime. Po kështu mund një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat” – u shpreh kryeministri Rama.

Ndërkaq edhe liderët e tjerë rajonal mbështetën qasjen se tregu duhet të bashkohet

“Është një nivel i madh investimesh që duhen bërë për energjinë dhe po flas për Serbinë. Dhe në varësi të zgjedhjeve që ne do të bëjmë, mund të jenë investime nga 17 – 32 miliardë euro për vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi në gjendje të mbijetojmë dhe të kemi gaz dhe energji elektrike të mjaftueshme.” – u shpreh Aleksandër Vucic, president i Serbisë.

Lexo edhe: Konferenca ndërkombëtare për financat e gjelbra, drejtori i AMF: Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit

“Na duhet bashkëpunim rajonal për të arritur objektivat e tranzicionit të gjelbër. Ne kemi nisur një sërë investimesh së bashku me Serbinë. Një sipërmarrje e përbashkët për një hidrocentral. Procesi ende nuk ka nisur, por mesazhi për bashkëpunim është shumë i mirë.” – u shpreh Zoran Tegeltija.

“Shumica e qyteteve në Malin e Zi kanë më shumë se 250 ditë diell. Ideja është që të ndërtojmë impiante të reja. Në fakt, që prej kohës së Jugosllavisë nuk është se kemi ndërtuar objekte të rëndësishme. Ideja është që të ndërtojmë më shumë impiante të reja sidomos kur vjen puna tek energjia e diellit dhe ajo e erës.” – u shpreh Dritan Abazovicc, kryeministër i Malit të Zi.

“Kjo është një mundësi për të shfrytëzuar potencialin për energji të gjelbër në Ballkanin Perëndimor, por edhe po ashtu për ta shndërruar rajonin në një fuqi energjetike. Në vitet e fundit kemi parë ndasi dhe keqkuptime, por sidomos në 2 vitet e fundit ky rajon ka nisur të jetë rajoni i bashkëpunimit dhe i mundësive.” – u shpreh Dimitar Kovaçevski.

Norvegjia është vend eksportues i energjisë në Evropë. Gjithashtu vendi nordik është i mbështetur 100% mbi energjinë e rinovueshme dhe kjo e bën atë një model suksesi në Europë dhe botë. Ndërkohë edhe në vendin tonë kompani të mëdha energjetike norvegjeze, si Statkraft kanë investuar në hidrocentrale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0