4iG i është bashkuar Aleancës O-RAN - Business Magazine Albania

4iG i është bashkuar Aleancës O-RAN

4iG

Grupi 4iG  është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom

Organizata botërore e kësaj industrie u themelua nga kompanitë kryesore të telekomunikacionit për t’i bërë sistemet e rrjeteve të komunikimeve radio më të hapura dhe më efikase.

  • 4iG është bërë anëtare e plotë e Aleancës O-RAN (Rrjeti i Hapur i Aksesit Radio).
  • O-RAN është një shoqatë e industrisë që ofron një platformë të hapur për zhvillimin dhe funksionimin e infrastrukturës së rrjetit radio 5G.
  • Konvergjenca e industrisë së IT-së dhe telekomunikacionit është një tendencë e madhe globale, e përshpejtuar nga 5G.
  • Si një anëtar i plotë i aleancës ndërkombëtare të industrisë, 4iG është vendosur të bëhet pararojë në konvergjencën e IT-së dhe telekomunikacionit.
  • Grupi i infokomunikimit do të hyjë në tregjet e synuara O-RAN me një avantazh të konsiderueshëm, falë aftësisë së tij të gjerë dhe kapacitetit të madh në IT dhe telekomunikacion.

4iG Plc i është bashkuar Aleancës O-RAN si anëtare e plotë. Aleanca ndërkombëtare, e cila u themelua në vitin 2018 synon t’i bëjë sistemet e komunikimeve radio më efikase, duke krijuar një platformë zhvillimi të hapur dhe lirisht të aksesueshme. Nisma Open RAN, e mbështetur edhe nga qeveria amerikane, do të hapë tregun RAN (Rrjetin e Aksesit Radio), i cili është një mundësi e shkëlqyer biznesi për 4iG-në. Me rrjetin botëror të kontakteve dhe bazës së njohurive të Aleancës O-RAN, grupi hungarez i ICT-së mund të bëhet pararojë në konvergjencën e IT-së, telekomunikacionit  dhe inovacionit të teknologjisë 5G, duke përdorur aftësitë që tashmë ka në dispozicion.

Tregu për sistemet e transmetimit të radios aktualisht dominohet nga një pjesë e vogël e prodhuesve të mëdhenj. Nisma O-RAN, me platformën e saj të hapur të zhvillimit dhe standardet e disponueshme publikisht, ofron një pikë hyrjeje në këtë treg deri tani të mbyllur. Objektivi kryesor i aleancës botërore është t’u mundësojë kompanive dhe organizatave, përfshirë edhe universitetet, të zhvillojnë komponentë të infrastrukturës së rrjetit radio, programe dhe aplikacione specifike për sistemet e transmetimit, duke rritur kështu jo vetëm konkurrencën, por edhe duke përmirësuar efikasitetin e zgjidhjeve. Përveç tendencës së konvergjencës së IT-së me telekomunikacionit, nisma strategjike O-RAN mbështetet nga risitë e nevojshme dhe drejtimet e mundshme të zhvillimit të epokës së ardhshme 5G.

Ne e konsiderojmë konvergjencën teknologjike të IT-së dhe telekomunikacionit si një mundësi reale. Kjo konvergjencë është një element kyç i strategjisë së rritjes së 4iG-së, e cila shpalos perspektiva fitimprurëse për Grupin në tërësi”, tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG, duke komentuar anëtarësimin. “Iniciativa O-RAN është një ombrellë teknologjike mbi aftësitë e 4iG-së, pasi kjo platformë e hapur inovacioni dhe ekspertiza e përbashkët janë të zbatueshme dhe të përdorshme në të tre fushat tona të biznesit, d.m.th., IT, telekomunikacion dhe mbrojtje, së marra së bashku ose veçmas.”

Rritja e vazhdueshme e trafikut të të dhënave celulare e bën të pashmangshëm zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit dhe infrastrukturës mbështetëse, por edhe një parakusht për funksionimin e rrjetit 5G. O-RAN u mundëson operatorëve celularë të përshtasin elementët dhe sistemet ekzistuese ose të reja të rrjetit sipas nevojave të tyre specifike. Një qasje e përqendruar te programi do të ndihmojë në uljen e ekspozimit dhe kostove të shitësve dhe në përmirësimin e efikasitetit operacional sa i takon energjisë dhe kostos. Duke shkëputur harduerin dhe softuerin e stacioneve bazë dhe duke krijuar një platformë të hapur zhvillimi, elementët e infrastrukturës së rrjetit mund të kombinohen dhe të bëhen të shkallëzueshëm për të krijuar ekosisteme TIK më konkurruese dhe të automatizuara. Zgjidhja O-RAN mund të përdoret për të zbatuar në mënyrë efikase pajisjet gjithnjë e më të përhapura IoT (Internet of Things) si dhe zgjidhjet e industrisë 4.0.

O-RAN është një qasje e përqendruar te programi, ku shitësit furnizojnë operatorët e sistemit me mjete neutrale, pra një platformë e hapur dhe e zakonshme që ofron akses në çdo zhvillim të pavarur.

Përveç 4iG, anëtarët e Aleancës O-RAN janë kompanitë: Dish, 1&1, AT&T, Bell, US Cellular, Verizon, Vodafone, China Mobile, China Telecom, Rakuten Mobile dhe T-Mobile.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0