Ku renditet Shqipëria në krahasim me rajonin për çmimet e energjisë elektrike? - Business Magazine Albania

Ku renditet Shqipëria në krahasim me rajonin për çmimet e energjisë elektrike?

Të dhënat e fundit të Eurostat mbi mbi çmimin e energjisë në Europë, por dhe në Ballkanin Perëndimor, e rendisin Shqipërinë të dytën pas Malit të Zi.

Raporti ndjek ecurinë e çmimeve të energjisë dhe gazit për konsumatorët familjarë në gjysmën e parë të vitit. Për vendin tonë, çmimi i energjisë elektrike për një kilovat/orë, duke përfshirë të gjitha taksat ishte 0,094 euro në 6-mujorin e pare.

Të njëjtin nivel ka Maqedonia e Veriut; më e shtrenjtë energjinë elektrike rezulton në Malin e Zi me 0.0961 euro për kë/orë, që në fakt përbën një ulje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi kur shënonte 0,097 euro për kilovat/orë.

Lexo edhe: Zv.kryeministrja Balluku: “Pas 1 jave marrim vendimin për aplikimin e fashës të energjisë”

Në Serbi, familjet e paguajnë energjinë elektrike me 0.080 euro për kilovat/orë, në Bosnje Hercegovinë 0.087 euro, dhe në të dy rastet shënohet një rritje e lehtë e çmimit.

Kosova vazhdon trendin e vitit të kaluar, dhe rezulton më lirë nga pjesa tjetër me 0.0611 euro. Hulumtimi i Eurostat reflekton qartë faktin që çmimet e energjisë kanë ndryshuar ndjeshëm në të gjithë kontinentin e vjetër këtë vit, edhe pse në disa vende të Europës, çmimi për konsumatorët familjarë ka pësuar rënie për shkak të politikave subvensionuese që kanë aplikuar qeveritë.

Çmimet e energjisë për familjet gjatë vitit 2022 u rritën në 22 shtete anëtare të BE-së në gjysmën e parë të 2022, krahasuar me gjysmën e parë të 2021. Rritja më e madhe u regjistrua në Çeki (+62% ), përpara Letonisë (+59%) dhe Danimarkës (+57%). Ndërkohë ndërhyrja e shtetit përmes subvencioneve ka ndihmuar sakaq në uljen e barrës së çmimit për familjet në Holandë, Slloveni e Poloni./ Eurostat 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0