“Startop”/ Nga platforma që ndihmon bujqit, tek prodhuesit e aksesorëve metalikë. Të rinjtë kërkojnë tregun global - Business Magazine Albania

“Startop”/ Nga platforma që ndihmon bujqit, tek prodhuesit e aksesorëve metalikë. Të rinjtë kërkojnë tregun global

Katër ide të reja të cilat synojnë jo vetëm tregun shqiptar, por edhe atë të huaj, u prezantuan në episodin e dytë të “Startop”, projektit të Fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Në panel ndodheshin Edona Bilali, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Orgesa Kalemi, administratore e Cohl’s, Shkëlzen Marku, CEO dhe Co-founder “Groëpreneur” dhe Shkamb Koshi, CEO i “Koshi Group”, të cilët dhanë opinionet tyre për idetë që u prezantuan në studio.

Neurent Lumshi, themelues i “Xoen” prezantoi projektin me titull “Rritje kapacitetesh dhe rritje riciklimi”. I riu është themelues i kompanisë shqiptare me katër punonjës, të cilët përpunojnë materiale të precizonit të lartë.

Të rinjtë synojnë që me anë të projektimit dhe prodhimit të aksesorëve metalikë, të realizojnë “ëndrrën” e krijimit të robotëve në Shqipëri.

Lexo edhe: Prezantohen idetë e para në “Startop”. Nga droni i parë shqiptar, tek artizanët e mëndafshit. Njihuni me to

“Kompania është themeluar 3 vite më parë, ne merremi me prodhim dhe projektim të aksesorëve metalikë me precizon të lartë, arrijmë të matim deri në mikron. Aktualisht tek ofiçina prodhojmë me porosi të limituar, janë elemente specifike, metalet që përdorim janë alumin bronz, bakër, inoks. Ne dëshirojmë të vijojmë të projektojmë komponentë të Robotikës, që të fillojmë me prototipet e tyre, veç pjesës elektronike i nevojitet edhe pjesa mekanike që të funksionojnë dhe pse jo të krijohen robotët në Shqipëri. Këtu nuk ka ofiçina mekanike që ta marrin nga A-ja deri tek ZH-ja produktin”, u shpreh Lumshi.

Kurse Laura Saro, pjesë e “ALS Consulting” prezantoi idenë dhe nismën e një platforme që ndërlidh bizneset e rajonit me njëri-tjetrin.

Ky projekt bazohet tek vlerësimi i nevojave me fokus integrimin e bizneseve shqiptare në rajon. Kjo platformë ndërveprimi e përbashkët, nis me identifikimin e nevojave, dhënien e rekomandimeve, alternativa dhe zgjidhje, duke sjellë ndërlidhjen bizneseve të rajonit me njëri-tjetrin.

“Duke qenë se jemi në këtë fushë kemi konstatuar se ka një hendek mes nevojave të subjekteve tregtare dhe mundësive të zgjidhjeve në mënyrë që të penetrohet në tregun vendas dhe atë rajonal, synojmë që të ngremë një platformë të efektshme shoqërore, qoftë në prizmin elektronik dhe atë tradicional. Ofrojmë orientimin në treg, por të ndërthurur me ofrimin e një platforme online. Suksesi i tyre është në numrin e interesimeve, se sa do të shtrihet në kohë dhe nëse ka popullaritet ëebsite do të jetë i suksesshëm nëse nuk ka popullaritet atëherë nuk ka ndërveprim. Nuk ka deri tani një platformë elektronike”, tha Saro.

Kushtrim Shala ishte personi i tretë i ftuar në studion e “Startop”, i cili përfaqësoi programin “Uplift”, me synimin për të targetuar start up-et në fazë të hershme nga rajoni i Ballkanit të cilat synojnë të shtrijnë operacionet në Shqipëri. Është program i përbërë nga ekspertë të cilët synojnë t’i përgatisin këto start up-e.

Sipas tij, ky program synon të ndihmojë të rinjtë që ta kenë më të lehtë futjen në treg me idenë që kanë.

“Menduam të sjellim një formulë evropiane që kishte vite që aplikohej jashtë dhe thamë pse mos të jetë edhe në Shqipëri.  Duhet të pyesësh njerëz, duhet të konsultohesh, dhe nëse nuk e bën përfundon duke debatuar me veten tënde, doja t’i thosha të rinjve, se më thonë ‘më vijnë shumë mendime se kam frikë se mos ma vjedhin idenë’”, tha Shala.

Ndërsa e fundit për puntatën e javës së dytë ishte  Emirjeta Shehu, punonjëse në bashkinë Roskovec. Ajo prezantoi platformën me fokus bujqësinë dhe të rinjtë, që po bën revolucion në një qytet të vogël si Roskoveci.

Projekti “Agrotech”, ka në fokus trajtimin e 200 të rinjve dhe bizneseve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

“Ideja është që ne t’u japim mundësi të rinjve dhe bizneseve që të trajnohen për të bërë të mundur shitjen e produkteve pa ndërmjetësim, të jenë ata vetë që të shesin produktin e tyre. Aktualisht bashkia numëron 17 pika grumbullimi të produkteve bujqësore”, tha Shehu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0