Në vitin 2021, kostot mesatare për orë pune në të gjithë ekonominë u vlerësuan të jenë 29,1 € në BE dhe 32,8 € në eurozonë. Ndërkohë që në vitin 2020 ishte 28,6 € dhe 32,4 €.Këto vlerësime vijnë nga të dhënat mbi nivelet e kostove të punës të publikuara nga Eurostat.
Me pagesë më të ulëta janë Bullgaria (7,0 €) dhe Rumani (8,5 €). Ato me më të lartat janë Danimarka (46,9 €), Luksemburgu (43,0 €) dhe Belgjika(41,6 €).
Kostot e punës për orë në industri ishin 29,1 € në BE dhe 35,1 € në zonën e euros. Në ndërtim, ato ishin përkatësisht 26.0 € dhe 29.3 €.
Në shërbime, kostot e punës për orë ishin 28,8 € në BE dhe 31,6 € në zonën e euros. Dy komponentët kryesorë të kostove të punës janë pagat dhe dietat si dhe kostot jo-paga (p.sh. kontributet sociale të punëdhënësve).
Kostot e punës për orë u rritën më shumë në Lituani
Në vitin 2021, krahasuar me 2020, kostot e punës për orë në nivel të gjithë ekonomisë u rritën me 1,7% në BE dhe me 1,2% në zonën e euros.
Brenda zonës së euros, kostot e punës për orë u rritën në të gjitha Shtetet Anëtare, përveç Italisë (-1,6%) dhe Spanjës (-0,3%).
Rritjet më të mëdha u regjistruan në Lituani (+12.5%), Estoni (+6.5%), Qipro dhe Slloveni (+6.2% secila) si dhe Letoni (+6.1%).
Për vendet anëtare jashtë zonës së euros, kostot e punës për orë të shprehura në monedhën kombëtare u rritën në vitin 2021 në të gjitha vendet./ Eurostat
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto