Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptarë u rikuperua me ritme më të shpejta nga sa pritej. Janë këto vlerësimet e Komisionit Europian në progres raportin për Shqipërinë, megjithatë sipas tij lufta në Ukrainë ka rritur rreziqet dhe pasiguritë për ekonominë shqiptare. Goditjen më të madhe po e japin çmimet e larta, veçanërisht të energjisë elektrike.
Varësia e vendit nga reshjet bën që nevoja për import të energjisë të jetë e lartë dhe në këtë kuadër Komisioni vë theksin te domosdoshmëria e diversifikimit të burimeve të energjisë elektrike. Ndër të tjera, edhe pse nënvizon se është bërë progres në drejtim të të ardhurave, Komisioni vlerëson se vazhdojnë dobësitë në planifikimin dhe realizimin e shpenzimeve buxhetore për investime. Hapësira fiskale shton ai mbetet e kufizuar duke e bërë vendin edhe më të ekspozuar ndaj goditjeve të faktorëve të jashtëm.
Lexo edhe: Progresi i Shqipërisë në BE/ KE notë pozitive, por kundërshton amnistisë fiskale
Në kushte të tilla, Komisioni bën apel për ulje të nivelit të borxhit publik dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe shton se autoritetet duhet të nisin zbatimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave, për të cilën Financat po bashkëpunojnë me Fondin Monetar Ndërkombëtar në këtë drejtim. Shqetësime të tjera për ekonominë listohen niveli i lartë i informalitetit si dhe konkurrenca e pandershme që vështirësojnë ndjeshëm mjedisin e të bërit biznes në vend.
Më shumë përpjekje Komisioni Europian në progres raport kërkon edhe në përmirësimin e procedurave të prokurimit publik me monitorim të shtuar dhe kritere më strikte në dhënien e tenderave, veçanërisht në projektet e koncesioneve të partneritetit publik privat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.