Solidariteti europian. Franca nis gaz në Gjermani - Business Magazine Albania

Solidariteti europian. Franca nis gaz në Gjermani

Për të parën herë, Franca ka nisur të dërgojë gaz në Gjermani, duke përçuar kështu mesazhin e solidaritetit europian përballë reduktimit të furnizimeve nga Rusia. në një deklaratë të saj, kompania GRTgaz pohoi se tubacioni që lidh të dy vendet në fshatin francez Obergailbach ka nisur furnizimin me një kapacitet fillestar ditor prej 31 gigavat për orë.

“Kjo është dicka historike, shkruajnë mediat e huaja, sepse përbën të parën herë që Franca dërgon gaz direkt në Gjermani. Dërgesa konkretizon një marrëveshje ndihme reciproke të zyrtarizuar më 5 shtator midis liderëve të dy vendeve, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, në mesin e një shtimi të kërkesës për gaz, dhe gjithashtu një rritjeje të ndjeshme të çmimit.

Lexo edhe: Rrjedhjet “shqetësuese” të Nord Stream tregojnë rrezikun e emetimeve globale të metanit

Franca ka më shumë gaz se Gjermania fqinjë për shkak të furnizimit nga Norvegjia dhe gazit të lëngshëm të marrë nga SHBA-ja, që  e kanë lejuar të mbushë rezervat e saj dimërore. Në mesin e luftës në Ukrainë, liderët europianë po i hedhin sytë edhe nga Afrika për më shumë gaz natyror ndërsa përpiqen të zëvendësojnë sasinë e importuara nga Rusia.

Rezervat e gazit natyror të Afrikës janë të mëdha dhe vende si Algjeria kanë tubacione të lidhura me Europën, por mungesa e infrastrukturës në pjesën tjetër dhe sfidat e sigurisë kanë penguar prej kohësh prodhuesit në disa zona të kontinentit të rrisin eksportet./ Deutsche Welle 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0