Vendimi i OPEC-ut për të shkurtuar prodhimin e naftës me qëllimin frenimin e rënies së cmimit të saj në tregjet ndërkombëtare, ka marrë përgjigjen e presidentit amerikan Joe Biden. Biden paralajmëroi hapur për pasoja Arabinë Saudite, një vend ky me të cilin demokratët në SHBA po kërkojnë ngrirjen e plotë të bashkëpunimit.
Biden e bëri të qartë se po shtyrohen masa ndaj sauditëve, edhe pse preferoi të mos hynte në detaje. Arsyeja e këtij reagimi të fortë të kreut të administratës amerikane është bindja se shkurtimi i prodhimit nga organizata e vendeve eksportuese të naftës do të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat e saj nga ari i zi në kohën kur luFta në Ukrainë ka hyrë në muajin e tetë.
Lexo edhe: OPEC mendon se çmimet e naftës po bien pa shkak. Pritet ulje e prodhimit
“Do të ketë pasojë për atë çfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja.” – Biden.
Senatori demokrat i Konektikatit, Richard Blumenthal dhe ai republikan i Kalifornisë, Ro Khanna kanë paraqitur projekt-ligj që do të ndalonte menjëherë shitjen e armëvë të SHBA-së për Arabinë Saudite për një vit. Kjo masë do të përfshintë edhe ndalimin e shitjeve për pjesët rezervë apo të riparimit. Sipas zëdhënësit të të sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby, Biden duket është bindur se “është koha për të rshikuar marrëdhëniet më Arabinë Saudite dhe për t’u siguruar se kjo i shërben interesave të sigurisë kombëtare”. Kjo e fundit dhe Rusia janë dy vende kyce të OPEC+.
Grupi njoftoi javën e kaluar se do të ulte prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë me pretendimin se kjo do të ndikojë në mbajtjen e një niveli të caktuar të cmimit, ndërkohë që një gjë e tillë do të ndihmonte financiarisht Vladimir Putinin./ CNBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto