Sërish në konsultim publik ligji për kanabisin mjekësor - Business Magazine Albania

Sërish në konsultim publik ligji për kanabisin mjekësor

Qeveria ka rihedhur sërish për konsultim publik projektligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, një nga nismat më të debatuara që në lançimin e saj. Mbyllja e konsultimit të parë të projektligjit ishte parashikuar në gusht, por ekzekutivi e ka rikthyer sërish atë duke marrë më shumë kohë për shqyrtimin e tij.

Drafti parashikon që subjektet që do të pajisen me një licencë duhet të kenë edhe një tjetër të ngjashme në një vend tjetër të OECD-së si dhe zotërues të GMP, praktika e mirë e prodhimit të lëshuara nga EMA ose FDA, Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Barnat.

Për këtë qëllim do të krijohet edhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit e Përpunimit të Kanabisit, me strukturë që do të miratohet nga kryeministri.

Pjesë e saj do të jetë Komisioni i Licencave që në përbërjen e tij do të ketë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, organet e larta të sigurisë publike, bujqësisë dhe ekonomisë.

Lexo edhe: Legalizimi i kanabisit mjekësor. Qeveria bën gati projektligjin, kushtet për kompanitë

Licencat do të jepen për një periudhë 15-vjeçare, vetëm për subjektet që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj. Aktivitetet e përfshira në këtë licencë nuk mund të transferohen te të tretët, me përjashtim të atyre të lejuara në përshkrimin e saj.

Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në nivel kombëtar, ndërsa e njësisë së licencës së dhënë nga 5 deri në 10 hektarë.

Kushtet e licencës sipas projektligjit do të rivlerësohen çdo 3 vjet nga Agjencia përkatëse, ndërsa kontrolli e monitorimi i prodhimit apo tregtimit të kanabisit do të bëhet nga një njësi e specializuar brenda saj.

Drafti parashikon edhe ndëshkim me gjobë deri në ndalim të kryerjes së veprimtarisë për shkelje dhe kundravajtje të rënda.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0