OPEC mendon se çmimet e naftës po bien pa shkak. Pritet ulje e prodhimit - Business Magazine Albania

OPEC mendon se çmimet e naftës po bien pa shkak. Pritet ulje e prodhimit

Aksionet në kompanitë europiane të naftës pësuan rritje pas raporteve se  Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj do të vendosin një shkurtim të prodhimit gjatë takimit që planifikohet të zhvillojnë më vonë gjatë javës, në përpjekje për të stabilizuar çmimin në rënie të arit të zi.

OPEC i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Rusia, po shqyrton mundësinë e një tkurrje të prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi naftë në ditë. Për këtë çështje, grupi mblidhet të mërkurën, takimi i parë fizik ky i krerëve të tij që prej marsit 2020.

Gjigandët e naftës, BP, Shell dhe TotalEnergies, patën që të gjitha rritje në bursa. Sinjale mbërritën po kështu dhe për rritjen e çmimit të naftës Brent, të tregtuar në Londër. Ulja e prodhimit të OPEC-ut paralajmërohet në mesin e pakënaqësive nga disa anëtarë të tij, të cilët insistonin se rënia e fundit e çmimit të naftës bruto nuk kishte asnjë bazë. Ndërhyrja e tyre për shkurtimin e prodhimit synon pikërisht të stabilizojë çmimet.

Lexo edhe: Çmimi i naftës bie në nivelet më të ulëta që nga janari

Por ajo nga ana tjetër mund të komplikojë së tepërmi përpjekjet e qeverive në mbarë botën për të ulur kostot e energjisë që kanë shkaktuar një rritje galopante të inflacionit. Kuotimi i naftës ra me 11.2% në shtator, muaji më i keq i çmimit të saj në gati një vit, e gjithë kjo pasi Rezerva Federale në SHBA dhe bankat e tjera qendrore ngritën shqetësimet se rritja ekonomike do të ngadalësohet në mënyrë drastike përballë rritjes së normave të interesit.

Tregje po kështu u mbushën me naftë pasi  Shtetet e Bashkuara përdorën rezervat e tyre strategjike, çka bëri që ato vetë të uleshin në nivelin e tyre më të ulët në gati 40 vjet./ Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0