Liderët botërorë në OKB/ Për tre ditë, vëmendjen më të madhe e merr lufta dhe konfliktet - Business Magazine Albania

Liderët botërorë në OKB/ Për tre ditë, vëmendjen më të madhe e merr lufta dhe konfliktet

Vala e opinionit ndërkombëtar duket se po zhvendoset në mënyrë vendimtare kundër Rusisë, pasi shumë vende po i bashkohen Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të dënuar luftën e Moskës në Ukrainë dhe kërcënimet e saj ndaj parimeve ndërkombëtare. 

Të martën, të mërkurën dhe të enjten, pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar foli kundër konfliktit në një shfaqje të rrallë uniteti në Kombet e Bashkuara .Ndryshimi i dukshëm në opinion ofron njëfarë shprese se rritja e izolimit do të shtojë presionin mbi Putinin për të negociuar një marrëveshje paqe.

Lexo edhe: Shefi i OKBS-së thirrje: “Më shumë taksa për kompanitë e karburanteve fosile”

Ndërkohë pas këtyre  tre ditëve , konflikte dhe shqetësime të tjera kanë filluar të shfaqen. Kryeministri i Armenisë nga ana tjetër paralajmëroi se “rreziku i agresionit të ri nga Azerbajxhani mbetet shumë i lartë” pas shpërthimit më të madh të armiqësive midis dy kundërshtarëve në gati dy vjet.

Udhëheqësit nga Iraku dhe Pakistani, ndërkohë, do të dalin këtë të premte në skenë . Të dy vendet janë thelbësore për rendin gjeopolitik botëror, por kanë marrë më pak vëmendje globale vitet e fundit. Mbledhja vjetore e liderëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ofron një mundësi për çdo vend të shprehë shqetësimet dhe shpresat e tij./ The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0