Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare organizoi në Tiranë, samitin e tretë të grave të biznesit të diasporës me temë “Gruaja për zhvillim të qëndrueshëm”.
Në eventin ku u mblodhën rreth 100 gra sipërmarrëse dhe drejtuese të organizatave, morën pjesë zyrtarë nga Shqipëria dhe Kosova.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Tirana është një kryeqytet që mirëpret gratë dhe nomadët digjitalë, duke mundësuar pagesa të mira për të gjithë ata që punojnë për kompani ndërkombëtare, vetëm një kompjuter larg tyre. Ai kujtoi se 75 % e përbërjes së qeverisë janë zonja dhe zonjusha, ashtu si edhe përfaqësimin e lartë në Këshillat Bashkiakë.
Por, kuotave të arrira duhet t’u jepet zë, sipas kryetares së Komisionit të Ligjeve, e cila, bashkë me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi, theksuan se dyert e tyra janë të hapura për nismat në favor të grave.
Në fjalën e saj motivuese, ish Presidentja e Kosovës Atihfete Jahjaga theksoi se modelin e gruas së suksesshme e kemi në shtëpi, në jetën e përditshme, duke theksuar se cdo grua, është një model suksesi.
Ky është Samiti i Tretë i Grave të Biznesit të Diasporës. Gra përfaqësuese nga organizata shqiptare nëpër botë, theksuan nevojën e bashkëpunimit, duke u shprehur të gatshme të mbështesin të rejat shqiptare përmed ndarjes së njohurive të marra jashtë vendit.
INSTAT, raporton se pasha e grave në drejtimin e sipërmarrjes është nuk i kalon 30%.
Lexo: Startupet në Shqipëri marrin hov. Shumë shpejt mund të kemi Unicorn-ët e parë
Dhoma e Diasporës bëri të ditur nismën e saj të mbështetjes së startup-eve të personave me aftësi të kufizuar, si një përgjegjësi sociale e biznesit, ndërsa ftoi sipërmarrësit për anëtarësim dhe pjesëmarrje në konkursin vjetor Bright Mind.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.