Serbia u kërkon ndihmë FMN-së dhe Emirateve Arabe për borxhin në rritje - Business Magazine Albania

Serbia u kërkon ndihmë FMN-së dhe Emirateve Arabe për borxhin në rritje

Serbia u është drejtuar FMN-së dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmë në trajtimin e kostove të saj në rritje të borxhit, në një lëvizje që nënvizon ndikimin e normave më të larta të interesit dhe rënies ekonomike në tregjet në zhvillim.

FMN konfirmoi se Beogradi kishte bërë thirrje për diskutime mbi një të ashtuquajtur marrëveshje gatishmërie. Një veprim i tillë do t’i lejonte Serbisë të merrte mbështetjen e FMN-së në rast se Beogradi nuk mund t’i shesë bonot e veta tek investitorët.

Autoritetet shpresojnë se sigurimi i fondit do të shmangë rritjen e mëtejshme të kostove të huamarrjes në tregjet ndërkombëtare, të cilat janë trefishuar që nga fillimi i vitit nga më pak se 2 për qind në më shumë se 6 për qind.

Lexo edhe: Kina konkurron FMN-në. Jep 33 miliardë dollarë borxhe në “fshehtësi” për shtetet

“Ju nuk dëshironi të keni një marrëveshje gatishmërie me FMN-në nëse jeni një vend i qëndrueshëm, por ndoshta është më mirë të hani byrek të thjeshtë tani për t’u siguruar që nuk po rifinanconi në më shumë se 6 për qind,” tha Tamara Basic Vasiljev, ekonomiste e lartë në Oxford Economics. Lajmet për kërkesën e FMN-së vijnë pasi Abu Dhabi i ofroi Serbisë një hua prej 1 miliard dollarësh me 3 përqind.

“Nëse do të hynim në tregun financiar, do të na kushtonte të paktën dy herë e gjysmë më shumë”, tha Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, të hënën, duke shtuar se Beogradi po përballet me “rezistencë nga të gjithë investitorët, sepse janë kryesisht investitorët financiarë perëndimorë”. Serbia është një nga disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë Hungarinë dhe Rumaninë, që ka parë rritje të kostove të huamarrjes pas rritjes së mprehtë të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA dhe Banka Qendrore Evropiane.

Obligacioni më likuid i Serbisë në euro po tregtohej me një yield prej 6.3 për qind dje, krahasuar me 1.8 për qind në fund të vitit të kaluar. Ndërsa kostot e financimit janë rritur në të gjithë Evropën, huamarrësit më të rrezikshëm si Serbia kanë parë që yield-et të rriten me një ritëm shumë më të shpejtë.

Agjencitë e vlerësimit të kredisë kanë paralajmëruar Beogradin se qeveria dhe sektori i tij bankar janë të ekspozuar ndaj rrezikut të financimit për shkak të një pjese të lartë të kredive në valutë të huaj. Perspektiva po bëhet më e dobët.

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0