Qytetarët në Kosovë, që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria. Vendimin e njoftoi kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Murati sqaroi se, do të marrë ndihmë kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi.
“Për shembull, nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë në shtatorin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 100 kilovatë, ose 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët.”
Lexo edhe: Kosova në krizë të thellë, aktualisht prodhohet energji vetëm për Prishtinën
Kjo dhe masa të tjera, sipas kryeministrit Kurti, do të jenë ndihmë në kuadër të pakos për përballen me inflacionin, e cila është vazhdimësi e pakos për ringjalljen ekonomike. Kurti shtoi se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj. Ndërsa studentët do të mbështeten me nga 100 euro në nëntor. Sipas tij, nga shtatori pensionistët do të marrin nga 100 euro, nga 50 euro zyrtarët publikë, ndërsa nga 100 euro punëtorët e ndërmarrjeve publike. Ndërsa për punëtorët e sektorit privat u tha se Qeveria do të subvencionojë për tre muaj ato biznese që i rrisin pagat e punëtorëve, pra gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.