Gjuhët e programimit më të dashura, Python qëndron në krye të listës - Business Magazine Albania

Gjuhët e programimit më të dashura, Python qëndron në krye të listës

Python tops programming love list – but if you want a job, learn SQL

Edhe njëherë tjetër Python është në krye të anketës vjetore të IEEE për gjuhës më popullore të programit ndërsa SQL mesa duket është një aftësi kyçe.

Kur bëhet fjalë për gjuhë më popullore të programimit, PYython është në krye ndjekur nga tre variantet C, C++ dhe C#, Java, SQL dhe JavaScript.

Përtej këtyre 7 gjuhëve të programimit, popullariteti bie ndjeshëm ku R është rivali më i afërt po ka vetëm gjysmën e popullaritet të rivalit më të afërt.

JavaScript zakonisht udhëheq listat e gjuhëve të programimit nga burime të tjera si Stack Overflow ku anketat e tyre të zhvilluesve për vitet 2021 dhe 2022 tregonin JavaScript në krye ndjekur nga HTML/CSS, SQL, Python dhe TypeScript.

Megjithatë kur bëhet fjalë për të gjetur një punë, SQL është në kry të listës ndjekur nga Java, Python, JavaScript, C-të, HTML dhe TypeScript.

SQL është një aftësi shumë e kërkuar të paktën sipas postimeve të vendeve të punës.

IEEE ka analizuar qindra mijëra postime të vendeve të punës për të përpiluar këtë listë dhe zakonisht kërkojnë një gjuhë progrmaimit si dhe aftësi në SQL.
theregister

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0