Çmimi i naftës bie në bursa. Shkak bëhet Kina - Business Magazine Albania

Çmimi i naftës bie në bursa. Shkak bëhet Kina

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3 dollarë për fuçi të hënën, si pasojë e shqetësimeve për kërkesën në Kinë, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, dhe përpara përgjigjes së Iranit ndaj një propozimi për një marrëveshje bërthamore që mund të rrisë eksportet e naftës të vendit.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë.

Banka ING uli parashikimin e saj për rritjen e PBB-së së Kinës për vitin 2022 në 4% nga 4.4% më parë.

Lexo edhe: Jo më naftë! Vendet e Perëndimit janë në “luftë” për gazin. Çmimi rritet me 700%

Ajo paralajmëroi se një ulje e mëtejshme është e mundur, në varësi të fuqisë së eksporteve, kufizimet e vazhdueshme të COVID-19 dhe rritja e papunësisë në Kinë.

Furnizimi me naftë mund të rritet nëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara pranojnë një ofertë nga Bashkimi Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila do të hiqte sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës, vlerësojnë analistët.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian tha të hënën se Irani do t’i përgjigjet propozimit të BE-së më vonë gjatë ditës dhe se një marrëveshje mund të arrihet nëse SHBA bien dakord për tre çështjet e mbetura./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0