Temperaturat e larta rrezikojnë qindra specie në Detin Mesdhe - Business Magazine Albania

Temperaturat e larta rrezikojnë qindra specie në Detin Mesdhe

Temperaturat e larta në mbarë Europën këtë muaj kanë shkaktuar një valë të zgjatur të të nxehtit detar në Mesdhe , e cila mund të shkatërrojë ekosistemet dhe të vrasë disa specie gjatë javëve në vijim, paralajmërojnë shkencëtarët. Vapa ekstreme e javëve të fundit e fundit tashmë ka ndezur zjarre dhe ka shkaktuar një sërë vdekjesh në Europë, por kjo ngrohtësi nuk ka qenë e kufizuar vetëm në tokë.

Ajri më i nxehtë së bashku me rrymat e lëvizshme të oqeanit dhe një sipërfaqe e qëndrueshme detare kanë ngrohur ujërat bregdetare të Mesdheut disa gradë Celsius mbi temperaturë mesatare prej 24°C në 26°C për këtë periudhë të vitit.

Ujërat ndermjet Ishujve Balearë të Spanjës dhe bregdetit italian janë deri në 5°C më të ngrohta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, njoftoi  agjencia spanjolle e motit AMET – ndërsa paralajmëroi gjithashtu se temperaturat rreth bregdetit spanjoll do të ishin 3°C në 4°C më i lartë deri të paktën në mes të gushtit. Autoritetet portuale spanjolle thonë se uji në Cabo de Gata, në cepin juglindor të vendit, regjistroi të hënën një rekord dhjetëvjeçar të temperaturës prej gati 28°C. Valët e të nxehtit detar, të cilat janë shumë më pak të hulumtuara se valët e të nxehtit në tokë, po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike, duke shtuar presionin mbi ekosistemet që janë luftuar tashmë me mbingarkesën e ndotjen nga plastika.

Shkencëtari i oqeanit Jean-Pierre Gattuso tha për Reuters se uji pranë qytetit bregdetar francez të Nisës ishte  29.2°C më 25 qershor – rreth 3.5°C më i lartë krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar. “Ky është një rekord absolut që të paktën që nga viti 1994, por ka të ngjarë edhe më herët se kaq. Oqeani dhe deti janë një lloj sfungjeri për nxehtësinë,” shpjegoi ai. Valë te te nxehtit detar e goditën Mesdheun edhe periudhën 2015-2019, duke çuar në vdekje masive të jetës detare, sipas një studimi të kësaj jave nga Instituti i Shkencave Detare të Spanjës. Por vala e sivjetshme është më e keqe. “Ajo po zgjat edhe më shumë, e po kështu, dhe magnituda është më e madhe,” tha Gattuso, duke shtuar tek dëmet do të nisin të shihen më fort gjatë muajit gusht.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0