Klodiana Toptani, Ambasadore e Paqes - Business Magazine Albania

Klodiana Toptani, Ambasadore e Paqes

Klodiana Toptani: Ambasadore e Paqes

Klodiana Toptani është administratore e Kalasë së Tiranës. Ajo ndan përvojën e saj, arritjet, rrëzimet dhe ringritjet me të fuqishme. Ajo rrefen për familjen emblemë “Toptani” si dhe sfidat në biznes. “Ka qenë një rrugë aspak e lehtë, por mua nuk më pëlqen të ankohem, sepse nuk e dua energjinë negative. Përpiqem që ta shamang atë”, thotë Klodiana Toptani për Business Magazine.

Klodiana, ju pak kohë më parë u vlerësuat si Ambasadore e Paqes, si u ndjetë?

Ka qënë një emocion i veçantë. Ndoshta, nuk ka shumë kuptim një çmim kur ti në fakt i bën gjërat për vete. Por, të gjithë kemi nevoje për vlerësim, siç kemi nevojë për një fjalë dhe kemi nevojë për një fjalë që do  mbahet mend brez pas brezi. Pa e kuptuar ne jemi gurë themeli për fëmijët tanë. U dekorova nga njerëz që kanë dekoruar njerëz me vlera. Kjo është një nga gjërat që ka shumë peshë tek unë, sepse më dha një spunto të madhe. Pra, paska njerëz që i shohin gjërat që unë bëj. Ka qenë një nga përjetimet më të mira, rreth vetes kisha njerëzit që kam dashur shumë. Miqtë e mi më njohin që të vogël si ambasadore paqeje, ndërsa sot mora thjesht një letër dhe i falenderoj nga zemra. Ndihem njeri më i fortë dhe më i mirë.

Si ka qenë rrugëtimi juaj i jetës?


Ka qenë aspak e lehtë, por nuk më pëlqen të ankohem, sepse nuk e dua energjinë negative. Përpiqem që ta shamang atë. Në këtë rrugëtim kaq të vështirë, kam kuptuar që fitorja me e madhe në jetë janë miqtë.
Kam njohur njerëz shumë të bukur dhe kam mësuar shumë, sepse fatmirësisht unë pyes shumë njerëz më të mëdhenj, që ndoshta në fusha të caktuara dinë shumë më tepër se sa unë. Nuk jam ai njeriu që them se di gjithçka, përkundrazi unë  mendoj se nuk di asgjë.
Gjëja më e bukur që më ka ndodhur, edhe pse jam lodhur shumë duke dalë para pasqyrës dhe jam lodhur nga aq shumë probleme që kam pasur, jam e lumtur. Kjo sepse, jam përballë një suksesi që nuk e kam bërë me katapultim, por hap pas hapi, shkallë pas shkalle e vit pas viti.

Ju u bëtë nuse në një familje ku mbiemri peshon shumë. Si e përjetuat këtë gjë?

Të shkosh është e thjeshtë, por ka sfida të tjera. Më kanë pritur shumë mirë dhe kam pasur fatin që ngjitur me shtëpinë time kam pasur edhe dajën.
Kur kam shkuar nuse kam gjetur vetëm vjehrrën time, ndërsa babai i burrit tim kishte ndërruar jetë.
Pse them kështu për dajën?! Ai më shihte me sytë e ballit, më donte shumë. Unë jam martuar në familjen Toptani, por edhe nga ana e nënës së burrit kanë qenë njerëz fisnikë dhe shumë të mirë. Ajo ishte vajzë profesori. Kam mësuar shumë në atë familje.

 

Çfarë ofron Kalaja e Tiranës për bashkëpunime të ndryshme?

Këtu dua të vlerësoj bizneset që tek unë besuan që në ditën 1. Kalaja është një familje, ku gjithsecili ka gurin e vet që peshon.
Këta njerëz më kanë dhënë dorën. Unë jam lokomotiva, por ata më japin fuqi. Për momentin nuk kemi një hapësirë për biznese të tjera, por kemi një hapësirë, ku bëjmë galeri arti, aktivitete etj.
Tek ne çdo njeri gjen veten. Ne kemi qenë hapur gjithmonë. Më thonë shpesh si shpjegohet që bën shumë gjëra pa pagesë dhe përgjigjia ime është “Unë bëj gjëra për të mbushur shpirtin, jo xhepin”. Zoti t’i sjell shumë herë më shumë nëse ti bën mirë. Unë kam kaluar shumë gjëra në jetë dhe sot i shoh si ëndrra jo të mira dhe kam pasur nevoje për njerëz. Sot ua jap ndihmën pa e kuptuar ata dhe pa i fyer, mbi të gjitha sepse asgjë nuk lidhet me paratë! Nëse ti beson në zot gjithçka përkthehet.

Cilat janë mësimet e marra nëpërmjet sfidave?
Kam shumë mësime nga jeta. Të marrësh mësime ështe vlerë. Kam pasur fatin që në pjesën e proceduave ligjore të kem dy njerëz të fortë afër vetes. Në ditët e mija më të vështira ata të dy nuk ikën kurrë.  Sot njerëzit shohin fundin e një rrugëtimi, por unë kam kaluar një sfidë shumë të madhe dhe ata njerëz nuk më braktisën kurrë. Mbani njerëz që ju duan afër ndoshta mos të jenë shumë të zgjuar, por ju duan vërtet. Kam një natyrë që çdo njeri e bëj mik. Në çdo tavolinë apo vend, nëse duam të mësojmë, mund të mësojmë. Kam një nuhatje që e kam të lindur sepse unë e di se çfarë do të ndodhë. Kalanë e Tiranës e kam pasur libër të hapur, jo të mbyllur. Klodiana ka 25 vite që vrapon për të bërë gjithçka. Kam vrapur të bëj shkollën, arsimin e duhur, punën etj. Për mua zoti dhe ligji janë forca ime. Synimi im i jetës është që fëmijët e mi të mos vazhdojnë këtë kalvar vuajtjesh. Sot jam plot me njerëz që më duan në ditët e vështira! Kjo jetë është pak e çuditshme dhe do ju jap disa këshilla.
Rrini me njerëz më të mëdhenj, ata ju japin dije! Rrini me gjyshërit, nuk keni fitore më të madhe! Kaloni etapat e jetës në kohën e duhur! Mësoni nga çdo gjë, qoftë e keqe, qoftë e mirë. Edhe e mira kur vjen, vjen për të kuptuar të keqen dhe e kundërta. Mbani rreth vetes njerez me energji të mirë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0