Shtëpitë e modës eksperimentojnë me video-lojërat. Kanye West dhe Balenciaga japin shembullin - Business Magazine Albania

Shtëpitë e modës eksperimentojnë me video-lojërat. Kanye West dhe Balenciaga japin shembullin

Ndërthurja e video-lojërave dhe modës vazhdon të shfaqet në mënyra të papritura: shembulli më i fundit është një lojë në internet për të promovuar një bashkëpunim midis Gap, Balenciaga dhe artistit të famshëm bashkëkohor Kanye West.

Video-Loja, e cila u lançua në të njëjtën kohë me koleksionin në dyqan Yeezy Gap Balenciaga dhe bluzat e saj shumë të shtrenjta. Ju filloni duke krijuar një avatar, i cili përfshin zgjedhjen e një gjinie, tonin e lëkurës dhe – padyshim – zgjedhjen nga një prej disa stileve të veshjeve. Nga atje, vetë loja bëhet pak e çuditshme; avatari juaj fluturon në qiell dhe ju duhet të lëvizni telefonin tuaj nga njëra anë në tjetrën për të mbledhur zogj, të cilët në një farë mënyre ju mbajnë në det. Në thelb është një lojë për të ndjekur rezultate me disa rroba të bukura.

Lexo edhe: Evropa “po zien” nga startup-et 1 miliardë dollarëshe. Kapitali po “fluturon” nga SHBA dhe Britania

Është gjithashtu pjesë e një tendence të kompanive të modës që hyjnë në botën e lojërave dhe metaverse. Balenciaga ka qenë veçanërisht aktive: shtëpia e modës ka bashkëpunuar me Fortnite, ka bërë veshje virtuale për dyqanin e avatarit të “Meta” dhe madje ka krijuar një lojë të pavarur për të debutuar një koleksion të ri. Diku tjetër, markat duke përfshirë Burberry, Gucci dhe Longchamp kanë bërë lëvizje të ngjashme./ The Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0