Shefi i sigurisë globale të TikTok, Roland Cloutier, do të largohet pasi kompania po kalon në përdorimin e serverëve të Oracle me bazë në SHBA për të ruajtur të dhënat e amerikanëve.
Kompania shpërndau një memorandum të brendshëm në lidhje me ndryshim në redaksinë e saj, ku thuhet se Cloutier do të marrë pozitën e këshilltarit, teksa Kim Albarella do të jetë përkohësisht në pozitën e shefes globale të sigurisë.
“Pas njoftimit tonë të fundit në lidhje me ndryshimin në menaxhimin e të dhënave për SHBA-në, ka ardhur koha që unë të largohem nga pozita si Shef Global i Sigurisë dhe të kaloj tek pozita si një këshilltar strategjik, duke u fokusuar në ndikimin e biznesit të programeve të sigurisë dhe besimit, duke punuar direkt me Shou, Dingkun dhe udhëheqës të tjerë të lartë”
Roland Cloutier i cili i ishte bashkuar kompanisë që nga viti 2020, me 2 shtator do të largohet zyrtarisht nga detyra e tij.
Gjatë muajit qershor, TikTok bëri me dije se ka filluar që të dhënat e amerikanëve t’i dërgoi në serverët e Oracle për të shuar frikën se shteti kinez, ku edhe ka bazën ByteDance, kompania mëmë e TikTok, ka qasje të pakufizuar në këto të dhëna.
Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew dhe zëvendës drejtori për teknologji i ByteDance Dingkun Hong tha se ndryshimi vijen si një mënyrë për të “pakësuar shqetësimet në lidhje me sigurinë e të dhënave të përdoruesve amerikan”.
Një zëdhënëse e TikTok tha se Cloutier nuk ishte i përfshirë në menaxhimin e departamentit të ri të TikTok-ut i cili ishte dedikuar për trajtimin e të dhënave të përdoruesve amerikan. Ajo gjithashtu tha se kjo lëvizje e kompanisë kishte filluar punën disa muaj përpara se politikanët amerikanë ta kërkonin këtë prej tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.