Grupi OTP njoftoi përfundimin e procedurës për blerjen e Alpha Bank Albania. Me këtë transaksion të mbyllur me sukses, OTP Group – i cili është edhe pronar i Bankës OTP Albania – forcon më tej pozicionin e tij në tregun shqiptar. Si rezultat i procesit të integrimit të të dy bankave, në terma të aseteve totale, pjesa e tregut të Grupit OTP në Shqipëri pritet të arrijë 11% dhe portofoli i kredive të rritet me 1 fish e gjysëm.
Në periudhën në vazhdim, fokusi i të dy bankave anëtare të Grupit OTP do të qëndrojë në mbajtjen e nivelit më të lartë të cilësisë së shërbimit dhe zbatimin e suksesshëm të procesit të integrimit. Lidhur me transferimin e pronësisë, në ketë fazë, klientët e Alpha Bank Albania nuk do të kenë nevojë të kryejnë asnjë veprim. Në vazhdimësi ata do të njoftohen në kohë për çdo moment kyç lidhur me shkrirjen e bankave. “Alpha Bank Albania është një bankë që funksionon mirë, e administruar mirë dhe është bërë një anëtare shumë e vlefshme e OTP Group. Hyrja jonë në tregun shqiptar katër vjet më parë ka rezultuar të jetë një vendim i mirë. Që nga ajo, kohë filiali ynë në Shqipëri ka përmbushur shumicën e objektivave të saj ambicioze përsa i përket strategjisë, duke u bërë kështu banka më fitimprurëse dhe më ekonomike në Shqipëri në vitin 2021, pavarësisht përmasës së saj të vogël. Me këtë transaksion, ne konfirmojmë jo vetëm angazhimin tonë afatgjatë dhe serioz në tregun bankar shqiptar, por edhe demonstrojmë se OTP Group ka një themel të fortë, është i mirë-kapitalizuar, ka një likuiditet të jashtëzakonshëm, dhe manaxhimi është i vendosur në forcimin e prezencës rajonale“ deklaroi László Wolf, zëvendës drejtor i përgjithshëm i OTP Bank në Hungari, duke shtuar se kjo ngjarje është një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e grupit bankar në Shqipëri.
Deri në bashkimin ligjor (që pritet të ndodhë afër fundit të 2022), të dyja bankat do të operojnë si entitete të ndara. Procesi i intergrimit të plotë i Bankës OTP Albania dhe Alpha Bank Albania, që nis nga tani, është planifikuar të zgjasë deri në vitin 2023. Sjellim në vemendje se Alpha Bank Albania do të vijojë të përdorë emrin ‘Alpha Bank Albania’ për një afat të përkohshëm, por theksojmë se Alpha Bank Albania nuk është më pjesë apo në ndonjë mënyrë e lidhur me Alpha Bank Group. Banka OTP ka qenë një nga institucionet financiare më aktive në tregun Europian të blerjeve. Pasuar krizën financiare, transaksionet e reja nisën në 2014 dhe që atëherë Banka OTP ka njoftuar blerjen e 12 institucioneve financiare dhe portofoleve bankare në 9 shtete, përfshirë edhe blerjen aktuale të Alpha Bank Albania. Të gjitha këto, përveç transaksionit për Slovenian Nova KBM, i cili është ende në proces të përmbylljes, janë integruar me sukses me grupin bankar. Me këtë performancë të veçantë përftimesh, Grupi OTP është bërë konsoliduesi më aktiv në sektorin bankar në Evropën Qëndrore dhe Lindore, duke përmirësuar thelbësisht pozicionin e tij në treg në Bullgari, Serbi dhe Mal të Zi dhe duke rritur ”kështu kontributin në fitim nga anëtarët jo-Hungarez të grupit.
Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qendrueshme në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore me përfitueshmëri të jashtëzakonshme, pozicione të qendrueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 11 vende për afro 16 milionë klientë, ka një rrjet prej më shumë se 1,400 degësh dhe ka më shumë se 37,500 punonjës. Grupi OTP me seli në Budapest, Hungari ka një strukturë pronësie të larmishme dhe transparente. Grupi bankar është i listuar në bursën e Budapestit që prej vitit 1995.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.